Trojka e Ambasadoreve Me shume hapesire zerit te shoqerise civile

Gjate seminarit Sigurimi i nje mjedisi te pershtatshem per organizatat e shoqerise civile te mbajtur ne kuadrin e programit People to People trojka e ambasadoreve ka kerkuar qe ti lihet me shume hapesire zerit te shoqerise civile dhe kjo duhet rregulluar permes nje legjislacioni te qarte. Sipas tyre qe demokracia te funksionoje duhet komunikimi me i madh mes qeverise dhe shoqerise civile por mbi te gjitha transparence ne marredheniet mes tyre. Trojka e ambasadoreve ka theksuar se ata besojne se gjendja e shoqerise civile eshte nje gur prove per gjendjen e demokracise dhe se Shoqeria Civile ka nevoje per Mbrojtje Ruajtje dhe Promovim pasi eshte baza e filozofise demokratike. Ndersa sipas ambasadorit te BE-se Sequi kjo do te thote qe politika dhe legjislacioni i BE-se jane ne perputhje me nevojat e popullit. Nderkohe Arvizu nga ana tjeter ka theksuar se duhet ti referohemi specifikisht besimit reciprok mes ketyre aktoreve. Shoqeria civile duhet te shohe qeverine jo si pale kundershtare por si partnere ne procesin e demokratizimit. Por nga ana tjeter besimi perforcohet kur qeveria siguron transparencen me shoqerine civile pasi imuniteti i zyrtareve te larte krijon nje mjedis te tille qe ben qe drejtesia te mos funksionoje sipas rregullave.Nderkaq edhe ministri i financave Ridvan Bode gjate takimit me diplomatet e huaj duke parashtruar lehtesirat qe u jane krijuar OJF-te ka lajmeruar edhe hapat ligjore qe po ndermerren ne kete drejtim.