Kodra: Më shumë para për fëmijët që jetojnë në varfëri
TIRANE- Dhuna, abuzimi apo edhe shfrytëzimi i fëmijëve për cështje nga më të ndryshmet vazhdon të mbetet një fenomen i dhimbshëm, që prek në shumë aspekte shoqërinë shqiptare. Sipas zv. ministres së Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Fillorta Kodra shkaku kryesor nga ku buron fenomeni mbetet varfëria e theksuar në shumë familje shqiptare, e cila prek më së shumti të miturit.
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Punës dhe Shëndetësisë zv.ministria ka theksuar si tejet të rëndësishëm një reformë të menjëhershme në sistemin financiar të ndihmës ekonomike, duke propozuar më shumë para direkt për fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme.
“Është niveli i të ardhurave të cdo familje ajo që e detyron fëmijën të dali të lypi, të punojë, të mos ketë kujdes shëndetësor e me radhë. Prandaj ministria është fokusuar tek reformimi, ristrukturimi dhe adresimi i drejtperdrejt dhe më i mirë i ndihmës ekonomike”, tha Kodra.
Krahas shqetësimit të ngritur edhe më parë nga shumë organizata joqeveritare të fëmijëve, të cilat kanë shprehur rezerva të shumta për ligjin ekzistues të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi i ndryshuar vetëm një vit më parë, deputetja socialiste Eglantine Gjermeni ngre një tjetër shqetësim atë të fëmijëve jetim, të cilët sipas saj braktisen nga shteti sapo mbushin 16 vjec.
“Cështja e fëmijëve jetim të cilët rrinë në institucionet shtetërore deri në moshën 16 vjec dhe më pas ngelen rrugëve, pa ndihmë financiare, pa përkrahje sociale, pa strehim. Kjo është një kategori në nevojë, mund të bëhen pre e krimit, e viktimizimit të tyre. Kjo kategori duhet të qendrojnë ende në institucione, ose të jepen zgjidje adekuate që t’i largojmë nga rruga e krimit”, tha Gjermeni.
Vetëm disa muaj më parë në konviktin e shkollës së Mesme Teknologjike u nxorën me forcë 7 të rinj jetimë, të cilët i kishin kaluar 16 vjec, mes të cilëve edhe një cift me një foshnje vetëm 2 vjecare.
(m.a/News24/BalkanWeb)