Kodra e Diellit prej disa ditësh pa ujë të pijshëm, bashki-ujësjellës shmangin përgjegjësitë
Banorët e "Kodrës së Diellit", prej vitesh vuajnë mungesën e ujitBanorët te Kodra e Diellit, prej më shumë se pesë ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse në dukje ndërtesat e kësaj zone reflektojnë zhvillim modern, ato vuajnë nga mungesa më thelbësore e jetës, uji. Në rubinetet e çezmave të tyre nuk zbrazet pikë uji. Detyrohen ta blejnë atë për të përmbushur nevojat e tyre jetësore. Ata kanë pohuar për gazetën se janë në gjendje të paguajnë çfarëdo shume parash, vetëm e vetëm të kenë
ujë nëpër rubintat e tyre. Por institucionet përgjegjëse as që e kanë vënë ujin në zjarr për të bërë të mundur dërgimin e ujit në shtëpitë e këtyre qytetarëve. Banorët e Kodrës së Diellit në Tiranë, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit ku nëpër rubinetet e tyre nuk ka rrjedhur asnjë pikë ujë. Ata thonë se në mënyrë të vazhdueshme e kanë ngritur këtë problem pranë organeve përkatëse, ndërsa pas premtimeve se do të merren masat për përmirësimin e rrjetit, gjendja ka vazhduar të jetë e njëjtë. Kështu këta banorë jo më larg se 5 ditë më parë kanë depozituar ankesat e tyre në Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për mungesën e ujit në shtypitë e tyre, po kjo e fundit i ka kthyer një përgjigje pa zgjidhe duke ja hedhur fajin Komunës së Farkës. Sipas banorëve, zyrtarët nga Bashkia e Tiranës ia hedhin përgjegjësinë Komunës së Farkës, ndërsa zyrtarët e komunës ia hedhin përgjegjësinë bashkisë. Teksa këto dy institucione luajnë me dy porta, banorët do të vuajnë mungesën e ujit. Nga ana tjetër Ndërmarrja e Ujësjellësit edhe pse të vetë dijshëm për mungesën e ujit në këtë zonë, nuk ka dashur të jap asnjë informacion në lidhej me këtë problemë. Furnizimi me ujë Problemi i furnizimit me ujë i popullatës nuk është zgjidhur ende. Sipas informacioneve të gazetën janë një sërë faktorësh që pengojnë furnizimin me ujë, siç janë rrjetet e transmetimit që vijnë nga burimet që janë të dëmtuara, dëmtimet nga qytetarët në rrjet, si dhe amortizimi i rrjetit të furnizimit të popullatës. Ndërsa përsa i përket zonave më problematike në kryeqytet për furnizimin me ujë mund të numërohen mbi 5 zona që kanë problem të vazhdueshëm më ujin të cilat janë; "Komuna e Parisit", Kopshti Zoologjik, Kodra e Priftit, Kodra e Diellit, si dhe disa zona të tjera të Tiranës. Pak kohë në një deklaratë të tij, vetë drejtori i ujësjellësit ka pohuar se do të merren masa për lavazhet të cilat konsumojnë ujin e pijshëm, pasi sipas të dhënave janë me dhjetëra e dhjetëra subjekte të tilla që përdorin ujin e pijshëm për larjen e automjeteve, duke sjellë në këtë mënyrë uljen e presionit të ujit në zonat ku ata ushtrojnë aktivitetin. Në deklaratën e drejtorit të Ujësjellësit vërehet qartë se mungesa e ujit të pijshëm në kryeqytet do të vazhdojë të jetë sërish problem edhe për vitin që vjen. Ujë me racion Fakti që familjarët do vijojnë të furnizohen me orar me ujë, por në shumë zona të Tiranës mungesa e tij do jetë më problematike sepse furnizohen vetëm 2 ose 4 orë gjatë dimrit dhe veç 1 ose 2 orë gjatë stinës së verës. Kriza e ujit të pijshëm ka përfshirë pa përjashtim, të gjitha zonat e Tiranës. Qytetarët e zonave periferike vuajnë prej kohësh mungesën e ujit. Në shumë prej lagjeve të Tiranës, nga çezmat e tyre uji pikon me karar nga ora 6 në 7, dhe vetëm 1 orë në drekë. Ndër lagjet që asnjëherë nuk kanë qenë problematike si "Myslym Shyri", zona e ish-Blloku që njihen si lagjet e përkëdhelura sa i përket furnizimit të ujit, por edhe të dritave, me skemën e re të UKT-së kanë vetëm një orë në mëngjes dhe po kaq dhe në orën 2 deri 3. E vetmja zgjidhje për nevojtarët e kryeqytetit që banojnë në qendër për të shuar etjen, janë bidonët që blihen sa qimet e kokës. Liri Mëhalla