Koefiçientët, Gjermania fiton EURO 2008

Leonard Karaj
Kampionatin evropian të futbollit 2008 e fiton Gjermania. Sipas kuotave të basteve të vendosura nga kompanitë e basteve për secilën skuadër pjesëmarrëse në evropianin austro-zviceran, ekipi i drejtuar nga Joakim Lov shihet si pretendenti NR 1 dhe i vetëm për fitoren e trofeut më prestigjoz për kontinentin evropian. Koeficientët jepen nga kompanitë më të mëdha të basteve në botë (Bwin, Bet 365, Euro lotto, Bett soccer, etj), të cilat kanë filluar prej disa kohësh të pranojnë baste nga më të ndryshmet lidhur me Kampionatin Evropian të futbollit, 7-29 qershor 2008. Sipas këtyre kompanive të vësh bast për Gjermaninë, Kampione Evrope do të thotë që atë shumë parash ta shumëzosh me 4.75, kuotë kjo goxha e ulët përkundrejt kundërshtarëve të tjerë në EURO 2008. Ndërkohë pas Gjermanisë në bazë të koeficientëve vijnë Spanja dhe Italia të cilat kuotohen njëlloj. Të vësh bast për këto dy ekipe si Kampione Evrope do të thotë që atë shumë ta shumëzosh me 7. Sipas specialistëve të futbollit Spanja dhe Kampionia e Botës, Italia do të vuajnë nga zgjedhje të gabuara të trajnerëve, ambient jo shumë të favorshëm dhe mbytës në organikën e skuadrave si dhe nga rënie e nivelit të futbollistëve që përbëjnë këto ekipe përfaqësuese gajtë këtij viti. Spanjollët do të jenë pa Raul të cilin Luis Aragones ka preferuar të mos e grumbullojë. Ndërsa Italia do të vuajë famën e marrë në botërorin e fundit si dhe mungesën e dy futbollistëve shumë të rëndësishëm, Alesandro Nesta dhe Francesko Toti, të cilët hoqën dorë nga kombëtarja italiane e futbollit që pas "Gjermania 2006". Pas kësaj tresheje vijnë me radhë Portugalia (8.50), Franca (10.00) Holanda dhe Kroacia (14.00) si dhe Republika Ceke (15.00). Koeficientët për EURO 2008 Gjermania: 4.75 Spanja: 7.00 Italia: 7.00 Portugali: 8.50 Franca: 10.00 Holanda: 14.00 Kroacia: 14.00 Rep. Ceke: 15.00 Zvicra: 23.00 Greqia: 26.00 Suedia: 29.00 Rusia: 29.00 Rumania: 34.00 Polonia: 41.00 Turqia: 41.00 Austria: 81.00 Koeficientët për renditjen në grupe Grupi A 1) Portugalia: 2.35 2) Rep. Ceke: 3.25 3) Zvicra: 4.25 4) Turqia: 7.00 Grupi B 1) Gjermania: 1.60 2) Kroacia: 3.25 3) Polonia: 8.25 4) Austria: 17.00 Grupi C 1) Italia: 2.50 2) Franca: 3.00 3) Holanda: 3.55 4) Rumania: 10.50 Grupi D 1) Spanja: 1.95 2) Greqia: 4.85 3) Suedia: 4.85 4) Rusia: 5.35