Pingpong/ Kampionati Ballkanik për të rinj

Pingpongu shqiptar do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinj e paratërinj, që do të zhvillohet në Ugonjo të Bosnjë-Hercegovinës nga data 25-29 qershor 2008. Shqipëria do të përfaqësohet me femra: Sabina Tosuni, Nensi Skënderi, Alketa Kociu, Vilma Skufi e Alma Osmeni, trajner Gëzim Tosuni. Ekipi i meshkujve; Dorian Topia, Andi Kola, Llukan Monka, Nikolla Haxhillazi, Gëzim Balliu, Ismir Hajdini, trajner Ilir Shabani.
Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare te Pingpongut, Astrit Hutka, pingpongistët shqiptarë do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Podgoricë me katër ekipe moshash të Budocnostit. Nga Shqipëria do të jenë edhe dy gjyqtarë ndërkombëtarë: Fatos Karalliu dhe Nebi Gjata. Pas këtij aktiviteti vendi ynë do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Ternit për të rinj (11-20 korrik) si dhe në Mini-Chamops, që do të zhvillohet në Strasburg të Francës për moshat 11-12 vjec. Trajnerët Edmond Krifca e Ilir Shabani do të ndjekin kursin e kualifikimit në Stamboll.