E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketboll/ Femrat përgatiten për Kupën e Promocionit

Basketbolli shqiptar i femrave do të marrë pjesë në Kupën e Promocionit, që do të zhvillohet nga datat 7-12 korrik 2008 në Luksemburg. Shqipëria bën pjesë në grupin A së bashku edhe me Skocinë, Uellsin e Maltën. Në grupin B bëjnë pjesë Luksemburgu, Gjirblatari, Andorra dhe Monako.
Sipas skemës, dy skuadrat më të mira të cdo grupi ndeshen midis tyre në gjysmëfinale (A1-B2 dhe B1-A2), ku fitueset do të diskutojnë në finale edhe fitimin e Kupës së Promocionit.
Kombëtarja shqiptare ka për trajner Viron Toska dhe zëvendëstrajnere Edra Alibegaj, të cilët kanë thirrur 22 lojtarë në grumbullimet paraprake, përpara së të ndërtojnë listën përfundimtare. Toska pohoi se Skocia është kundërshtari më i fortë në grup, ndërsa Shqipëria synon të dalë e parë në Grupin A.
Në këtë listë provizore bëjnë pjesë 8 basketbolliste të Flamurtarit, njëherësh edhe kampione e Shqipërisë. Tirana përfaqësohet me katër lojtarë, Studenti po me katër, DHL (3), Apolonia, Përmeti, Vllaznia e Skënderbeu nga 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›