E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiklizëm/ Etapa e parë, fiton Ervin Haxhi

Ciklisti i Teutës, Ervin Haxhi fitoi etapën e parë të Rrethit të 65-të Ciklistik të Shqipërisë, atë Tiranë-Shkodër. Haxhi i përshkoi të 100 kilometrat me kohën 2 orë 31 minuta e 50 sekonda. I dyti u rendit Besmir Banushi i Flamurtarit (2h31'51"). Në podiumin u ngjit edhe Paljon Zarka (Apolonia) me kohën 2h31'52". Si ekip kryeson Teuta me kohën e përgjithshme 7h35'30". Flamurtari në vend të dytë (7h35'30") dhe Apolonia (7h35'32"). Sot zhvillohet etapa e dytë: Shkodër-Burrel 105 km.
Në Rrethin e 65-të Ciklistik të Shqipërisë marrin pjese Teuta, Besa, Besëlidhja, Flamurtari, Tirana, Partizani, Skënderbeu dhe Apolonia (kamoione ne fuqi). 4 skuadra të huaja: një skuadër nga Kosova, Serbia, Maqedonia, si dhe skuadra private "Profil 1" nga Gjermania jane dhe surpriza e ketij edicioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›