Tenis, 45 ndeshje të dyshuara

Në pesë vitet e fundit janë 45 ndeshje të dyshuara në botën e tenisit. Konkluzioni doli pas një hetimi të përbashkët nga federatat ndërkombëtare të tenisit ITF-ATP-WTA. Megjithatë studimi thekson se tenisi nuk është një sport i korruptuar. Deri tani tenistët e dyshuar për vendosje bastesh janë italianët Di Mauro, Bracciali, Liuzzi, Galimberti e Starace.