Elbasanin e merr LSI, kandidat Durim Hushi
02/03/2011 Brenda javës pritet të përfundojë marrëveshja mes PS dhe LSI
Kandidatët për Durrësin dhe Tiranën do të jenë nga Partia Demokratike
Marrëveshja elektorale mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 8 majit është drejt konkretizimit. Burime nga dy forcat politike bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave pritet që të finalizohet dhe dokumenti elektoral për bashkëpunimin midis tyre, me qëllim që brenda datës 10 të jenë gati dhe emrat e kandidatëve në të gjitha bashkitë dhe komunat, ashtu siç kërkoi kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar të së hënës. Burimet saktësuan pikat ku dy partitë kanë pasur diskutime të gjata për përcaktimin e kandidatëve kryesorë për Bashkinë e Durrësit dhe për atë të Elbasanit. Ndërkohë që për Bashkinë e Tiranës është rënë dakord që kandidati të jetë i Partisë Demokratike dhe ai do të mbështetet nga LSI. Nga ana e PD, kandidatura më e mundshme duket të jetë Lulzim Basha, ministri aktual i Brendshëm. Burimet saktësojnë se në Tiranë, LSI-ja do të ketë kandidatët e saj në katër nga 11 njësi bashkiake, nisur dhe nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara. Sakaq, konfirmohet se gjatë ditëve të fundit është vendosur që kandidati i koalicionit PD-LSI për qytetin e Durrësit do të jetë i Partisë Demokratike. Ndërsa në qytetin e Elbasanit, kandidati për kryetar bashkie do të jetë i LSI. Burime nga LSI-ja thanë se kandidati më i mundshëm për qytetin e Elbasanit është ish-deputeti i PS-së dhe ish-prefekti i këtij qyteti, Durim Hushi. Ky i fundit prej disa muajsh është pjesë e strukturave të LSI-së. Ndërkohë që për qytetin e Durrësit, burime nga Partia Demokratike thanë se nuk është vendosur ende një emër konkret dhe se strukturat dhe drejtuesit e PD-së janë duke shqyrtuar disa kandidatura potenciale. Ferdinand Xhaferaj është një prej emrave kryesorë të diskutuar, por ende nuk ka një vendim të qartë. Gjithsesi janë dhe disa bashki të nivelit të parë apo të dytë, ku LSI pretendon të ketë kandidatët e saj. Kështu për shembull diskutohet për Çorovodën, Beratin, Lezhën, Gjirokastrën apo Lushnjën, ndërsa është tërhequr nga kandidimi në qytetin e Fierit.
Vota e LSI
Partia Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2007 rezultoi fituese në 9 nga 12 bashkitë më të mëdha në vend. Në shumë prej tyre u vu re se vota e LSI-së ishte dominuese për kandidatët e PS-së, gjë e cila mund të ndërrojë balancat në zgjedhjet e 8 majit, në bashki të tilla si Korça, Elbasani, Durrësi, Lezha etj. Vota e LSI në zgjedhjet e kaluara, qoftë lokale apo të përgjithshme, nuk ishte me shumë peshë në Vlorë, Fier, Gjirokastër, të cilat njihen si bastione të Partisë Socialiste.
Beteja për Tiranën
Gjithsesi duket se beteja e dy të mëdhenjve: PD-PS, do të përqendrohet në Tiranë dhe në Durrës. Nga ana e tyre të dyja partitë kanë ndezur motorët e fushatës, pavarësisht se ajo nuk është deklaruar zyrtarisht. Sfida më e madhe këtë herë do jetë e demokratëve, të cilët mendohet të hedhin në kandidim një nga figurat më të spikatura në këto vite, Lulzim Bashën, aktualisht ministër i Brendshëm