Ligji i pronave në Kushtetuese, kërkohet pezullimi
02/03/2011 Alibeaj kërkon shtyrjen e seancës për tu pregatitur
Ligji i pronave, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe shoqatës “Pronë me Drejtësi” duhet shfuqizuar, pasi ai është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nisur nga ankimimi i bërë nga këto dy organizma, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi dje ankimimin e bërë nga shoqata kombëtare e të shpronësuarve dhe KShH-së ndaj ligjit të pronave, të cilat kërkojnë shfuqizimin dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në momentin që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim lidhur me këtë çështje. Në seancën e djeshme, avokati i KShH-së ishte i mendimit që duhet pezulluar ky ligj, si dhe akuzoi AKKP-në se ajo vepron në mënyrë të njëanshme kur përfaqëson vetëm interesat e qeverisë dhe jo të qytetarëve. “AKKP-ja është një organ administrativ në varësi të Këshillit të Ministrave, në këtë vështrim ndërhyrjet e tij janë në fakt ndërhyrje arbitrare në interesat civile të shtetasve”, u shpreh avokatja e Komitetit të Helsinkit. Ndërsa avokati i shoqatës “Drejtësi dhe Pronësi” u shpreh se “mënjanimi arbitrar i kompetencës gjyqësore në shqyrtimin e ankimeve ndaj ligjshmërisë të akteve administrative publike vështirëson ose e bën të pamundur efektivitetin e ankimit, kërkesë thelbësore që buron nga neni 13 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Por pretendimi i ngritur nga pala ankimuese është kundërshtuar nga përfaqësuesit e palëve të interesuara për këtë proces. Kuvendi, Kryeministria, Avokati i Shtetit dhe deputeti Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mosarrjen për bazë të kërkesës së paraqitur nga ana e SHDP-së dhe KShH-së. “Argumentet e paraqitura në kërkesë për shkelje të dispozitave kushtetuese janë pasojë e interpretimit jo të saktë dhe të paplotë të normave ligjore”, u shpreh përfaqësuesi i Kuvendit. Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj tha se “nuk krijohet elementi i pasojave të parikuperueshme mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që do të deklarohet në këtë rast antikushtetues ligji. Për këtë arsye unë nuk besoj që jemi në kushte që do të duhet të vendoset nga kjo gjykatë pezullimi i ligjit”.
Ndryshimi i ligjit
Ndryshimi i fundit ligjor, konkretisht ligjit nr. 10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, i ndryshuar”, parashikon që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ketë të drejtën e fshirjes së titujve të dhënë përgjatë viteve të mëparshme. Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për datën 23 mars shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe marrjen e vendimit për pezullimin ose jo të këtij ligji pas kërkesës që deputeti Enkelejd Alibeaj, si palë e interesuar, bëri për pasjen e kohës së nevojshme për të përgatitur mbrojtjen.