E Diel, 1 Nëntor 2026

Kofi Annan në Turqi për të vizituar kampet e refugjatëve sirianë

ANKARA- I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan mbërriti sot në Turqi, ku do të vizitojë kampin e refugjatëve sirianë në kufirin turko-sirian, njoftoi një diplomat turk.

Annan po zhvillon vizitën, ndërkohë që të shtënat që vijnë nga Siria kanë plagosur katër sirinë dhe dy turq dje në territorin turk duke shkaktuar protesta të ashpra në Turqi.

Annan, i cili do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri turk, Besir Atalay, do të vizitojë kampet në Hatay, provincë limitrofe e Sirisë.

Ai do të vizitojë gjithashtu dhe zonën Kilis ku ndodhi incidenti kufitar.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›