Franca dhe Britania e Madhe dënojnë Sirinë
Franca i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të dënojë dhunën e regjimit sirian ndaj qytetarëve të tij.
Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, e cilësoi të pakuptueshëm faktin që instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara hesht përballë situatës në Siri.
Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Portugalia kanë hartuar një projektrezolutë, në të cilën dënohet Siria për vrasjen dhe torturimin e demonstruesve paqësorë dhe kërkohet që t’i jepet menjëherë fund dhunës.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, tha në parlamentin në Londër se presidenti sirian Bashar Assad po e humbet legjitimitetin e tij. Ai duhet të ndërmarrë reforma ose duhet të japë dorëheqjen.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se Rusia e kundërshton idenë që një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të dënojë shtypjen e përgjakshme që regjimi i presidentit sirian, Bashar al Asad, po e bënë ndaj protestave të opozitës.
Ndërkaq regjimi në Siri vazhdon të ushtrojë dhunë brutale ndaj protestave që vazhdojë prej shumë javësh.
Megjithatë, ka shenja së në radhët e forcave të sigurisë ka mospranim të urdhrave për dhunë.