Letra/Presidenti smund ti trajtoje ish-te perndjekurit politike si armiq te popullit
Po behen nje vije sjelljeje perjashtimi i ish-te perndjekurve politike nga te gjitha aktivitetet kombetare dhe zevendesimi i tyre me ish-te perndjekur te blere apo edhe me komuniste. Zoti President slejojme te na trajtoni si armiq te popullit sic bente dikur Haxhi Lleshi
Pritem ftesen tuaj per pritjen qe do te organizonit me rastin e 28 nentorit festes kombetare te Shqiperise. Pritem pasi e dinim qe protokolli i kesaj pritjeje permbante pjesemarrjen edhe te perfaqesuesve nga shoqeria civile. Por ajo nuk erdhi. Madje ne mbremje kur ndoqem ate ceremoni ne ekranet e televizioneve vume re pjesemarrjen e shume perfaqesuesve te shoqerise civile. Vetem nga shoqata jone nuk kishte perfaqesues.
Pyetem veten Si ka mundesi qe Presidentit te Republikes te mos i bjere ndermend qe ne Shqiperi ekziston nje Shoqate e te Perndjekurve Politike me e madhja ne vend me tridhjete e gjashte dege ne te gjitha rrethet anetare e Shoqates Nderkombetare te te Burgosurve Politike dhe Viktimave te Komunizmit me qender ne Berlin dhe me kryetar kroatin Jure Knezovic Si ka mundesi qe Presidenti i ati i te cilit ndjese paste ka qene i kesaj shtrese te harroje te mos e beje nje ftese
Tju themi te drejten nuk mundeshim tu kthenim pergjigje ketyre pyetjeve. Nuk mundeshim sepse nuk e besonim. Pyesnim veten Ku kemi gabuar qe nuk na ftoi Mos valle ne disa shkrime kritike apo deklarata ne konferenca shtypi lidhur me presidencen Nuk e dime por edhe nuk mund ta besojme.
Ne nuk jemi kundershtaret tuaj zoti President. Ne rast se kemi shprehur mendime te kunderta me veprimet tuaja kjo ka ardhur pasi ky eshte funksioni i shoqates dhe ne nuk mund te dalim kundra vetes tone. Kete e kemi bere vazhdimisht jo vetem ndaj jush por edhe ndaj kujtdo tjeter. Per tu bindur per kete mjafton te lexoni shkrimet tona te botuara nder vite ne faqet e shtypit te perditshem.
Na lejoni tju permendim disa te dhena persa shkruam me siper. Para dy vitesh ju dekoruat njerin nga iniciatoret e krijimit te shoqates tone te paharruarin Bujar Kaloshi. Ne ceremonine e dekorimit cuditerisht harruat te therrisnit perfaqesuesit e shoqates tone. Ne vend te tyre kishit thirrur perfaqesuesit e nje mikro-shoqate tjeter qe nuk e dime se ke perfaqesonte. Ishte nderhyrja e zotit Xhevdet Kaloshi atit te te dekoruarit qe ju detyroi ti telefononit dhe kerkonit ndjese ish-kryetarit te shoqates tone te ndjerit Skender Qendro.
Vitin e kaluar ish kryetari yne pati nje takim me ju ku ju kerkoi qe ne listen e kandidateve per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte te perfshiheshin edhe propozimet tona. Ne atehere ju propozuam pese kandidatura te gjitha te goditura dhe sipas kritereve te caktuara. Keni bere shume propozime por per kandidaturat tona nuk paska patur vend. Ne te kundert kandidatura te tilla si ajo e Vangjel Kostes qe ne ndergjegjen e tij mban denimin politik te Agron Ficos Adnan Balles dhe Kastriot Mares apo te te tjereve qe Kuvendi i Shqiperise i hodhi poshte dergoheshin nga ana e juaj per emerim.
Ne jua themi hapur i nderuar zoti President nuk kemi qene dakord me ju edhe kur dekoronit ata qe na vrane dhe na masakruan. Me lejoni te permend ketu prokurorin Skender Breca packa se me vone e anulluat ate vendim apo gjykatesit Njazi Jaho dhe Fatmira Laskaj. Nuk kemi qene dakord edhe kur dekoraten e akorduar martirit Havzi Nela ia dorezuat ish-gruas se tij qe ligjerisht e kishte ndare disa vjet me pare se ai te ekzekutohej duke lene ne hije vellezerit e tij qe kishin sakrifikuar per te.
Nuk e dime nese ju i quani gabime keto qe pershkruam me siper. Ne jemi nje shoqate serioze qe zbatojme me rigorozitet statutin tone qe i shtrengojme doren kujtdo qe del ne mbrojtje te interesave tona por qe edhe i kundervihemi atyre qe dalin kunder. Kete parim kemi patur edhe kur dergjeshim qelive te egra te burgut komunist. Keshtu kemi vepruar edhe ne lidhje me personin tuaj. Ju falenderuam dhe ju a ditem per nder kur na nderuat me pjesemarrjen tuaj ne ceremonine mortore te ish kryetarit tone por nuk mund te rrime pa ua vene ne dukje ato qe per mendimin tone jane veprime te gabuara.
Para disa muajve lexuam ne median elektronike nje njoftim se nje delegacion i Kombeve te Bashkuara i paska kerkuar Shqiperise te denoje krimet e komunizmit. Lidhur me sa me lart eshte ngritur komisioni i hetimit te krimeve te komunizmit. Ne mendojme se duhet ta ndihmojme kete komision me te gjitha mundesite tona. Por ndihma nuk mund te behet kur ne organet e drejtesise vazhdojne te qendrojne ende ish-persekutoret tane.
Keto jane vleresimet tona zoti President Per sa me lart ne ju drejtohemi juve dhe ju themi se jemi edhe ne i nderuar zoti President. Mos harroni se institucioni juaj smund te na trajtoje si armiq te popullit ashtu sic behej ne diktaturen e Enver Hoxhes nga formalisht presidenti Haxhi Lleshi
Autori i letres eshte Kryetar i Shoqates Antikomuniste te ish-te Perndjekurve Politike Demokrate te Tiranes