"Koha e kometës", në Rochester

Në 15 vjetorin e themelimit, Rochester International Film Festival do të paraqesë një numër të konsiderueshëm të filmave nga e mbarë bota, në mesin e të cilëve është edhe filmi shqiptar “Koha e kometës”. Në këtë festival, ka filluar me prill dhe do te zgjase deri më 6 maj, për adhuruesit e filmave të huaj dhe atyre të pavarur, do të shfaqen 18 filma të gjinive të ndryshme, përfshirë këtu komedi, drama, trilerë dhe filma dokumentarë nga Europa, Azia dhe SHBA-të.
Sonte ne mbremje do te shfaqet per spekatorin filmi “Koha e kometës”, në kinemanë Wehrenberg Galaxy 14 Cine. "Koha e kometes" e regjisorit Fatmir Koci eshte nje nga prodhimet me te mira kinematografike te viteve te fundit. Ndersa në websajtin e organizatorëve të festivalit thuhet se ai ka elemente të romancës, tragjedisë dhe komedisë. “I vendosur pak para Luftës së Parë Botërore dhe i bazuar në romanin e shkrimtarit të nominuar për çmimin Nobel, Ismail Kadare, filmi lajmëron budallallëkun e luftës deri në nivelin e absurditetit të Shqipërisë së fillim-shekullit të njëzetë”, thuhet tutje në sinopsin për filmin shqiptar, i cili pritet të zgjojë një interesim tek publiku i Rochesterit.
Gjatë ditëve vijuese do të shfaqen edhe filmat "Letters to Father Jacob," fitues i çmimeve për skenar, regji, aktrim dhe film më të mirë në festivalet ndërkombëtare në Europë, Azi dhe Amerikë jugore, po ashtu do te shfaqen edhe "Upperdog," "The White Ribbon," etj.
Vilma Masha