Koha për fluksin e investitorëve izraelitë në Shqipëri

Axhenda më e lartë zyrtare është rezervuar për kryeministrin Berisha gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael. Takime me presidentin Peres e kryeministrin Netanjahu, por edhe vizita në vendet e shenjta. Energjia, turizmi dhe bujqësia, sektorët e ekonomisë sonë, që joshin gjigantët financiarë të Tel-Avivit
Berisha-Netanjahu: Shqipëria ka pësuar ndryshime rrënjësore, mirëpriten investitorët izraelitë
Në vijim të vizitës së tij në Izrael, kryeministri Sali Berisha takoi dje homologun e tij, kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. Në takim u vlerësua miqësia midis dy popujve, e cila me shumë se kurrë doli në pah gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenjtë e Shqipërisë dhe ata që gjetën strehë aty, por i mbrojtën duke vënë edhe jetën e familjeve të tyre ne rrezik. Kryeministri Netanjahu e falenderoi Kryeministrin Berisha për qëndrimin konsistent të qeverisë shqiptare në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon. Kryeministri Berisha e falenderoi për ftesën si dhe pritjen e ngrohtë e miqësore, për vendosmërinë e palëkundur, që kryeministri Berisha gjeti në të gjitha takimet me personalitetet më të larta të shtetit të Izraelit, për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira politike midis të dy qeverive dhe vendeve si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Me tej, të dy Kryeministrat diskutuan për reformat e qeverive respektive dhe zhvillimet në të gjitha fushat si në Shqipëri ashtu edhe në Izrael. Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Netanjahu me arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në fushën reduktimit të barrës fiskale ndaj biznesit dhe të një qeverisje të vogël e pa barriera burokratike, veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, në fushën e energjetikës, reformat e rëndësishme ekonomike e fiskale, arritjet në fushën e arsimit etj.
Kryeministri Netanjahu shprehu vlerësimin e tij të lartë për transformimin e Shqipërisë nga një ndër vendet më të varfra me të ardhura rreth 204$ për frymë, në një vend me të ardhura të mesme të larta dhe suksesin e politikave të privatizimit.
Kryeministri Netanjahu i shprehu homologut të tij, Berisha dëshirën dhe angazhimin e plotë të qeverisë izraelite dhe shtetit të Izraelit për të bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë shqiptare me projekte konkrete në të gjitha fushat, por “në veçanti, presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtësisht duke inkurajuar projekte investimesh izraelite në Shqipëri, në fushën e turizmit, por edhe në atë të teknologjisë e shkencës” – u shpreh Kryeministri Netanjahu”. Kryeministri Netanjahu e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria e Izraelit do të inkurajojë sektorin privat të biznesit të suksesshëm izraelit të vijë të investojë në Shqipëri duke shfrytëzuar klimën jashtëzakonisht të favorshme të krijuar nga qeveria shqiptare për biznes e investime. Po ashtu, të dy Kryeministrat ranë dakord për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizëse mes të dy vendeve ne fushat me interes reciprok.
Me tej, dy kryeministrat diskutuan gjerësisht për zhvillimet në rajon e më gjerë.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë Kryeministrit Netanjahu ftesën për të vizituar Shqipërinë. Kryeministri Netanjahu ju përgjigj kësaj ftese se priste me padurim të vizitonte Shqipërinw. Për nder të Kryeministrit Berisha dhe delegacionit që e shoqëronte Kryeministri Netanjahu shtroi një darke e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.