Rama takon aleatët: Të hapur për plotësimin e kërkesave
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar gjatë pasdites së sotme me aleatët e socialistëve, me të cilët ka diskutuar mbi reformën zgjedhore.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Vangjel Dule, Preç Zogaj, Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Petro Koçi.
Rama ka ripërsëritur mbështetjen e tij për partitë e vogla, duke iu garantuar një reformë gjithëpërfshirëse.
Takimi vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së partive të vogla të të dyja krahëve, të cilat kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor.