Prifti: Meta, mos guxo të flasësh për gruan time se po u mora me tënden ska gjykatë që të shpëton
Dritan Prifti ka reaguar pas akuzave se ka favorizuar një kompani, pronari i së cilës ishte aksioner me të shoqen e tij në një kompani tjetër. Prifti ka sqaruar se bashkëshortja e tij i kishte shitur aksionet në këtë kompani kur ai ishte bërë ministër dhe kjo vërtetohet edhe nga QKR-ja. Ish-ministri paraqiti dokumentat e QKR ne konferencen e tij per shtyp sot ne mesdite.
Ka nxjerrë disa mashtrues të përmendin gruan time. Në qoftë se unë do të merrem me gruan i Ilir Metës ta keni të qartë të gjithë që s’ka as ekspertë, as gjykatë, as media, as parti që mund ta shpëtojë më atë zotëri. Mos të guxojë më të prekë me shpifje familjen time. Unë po ju them që nuk kam absolutisht asnjë frikë nga Ilir Meta. Unë e njoh Ilir Metën, ai mbështjell kokën me peshqir dhe futet në jorgan kur ka siklete. Nuk është ndonjë lloj trimi Ilir Meta. Le ta provojë me mua. Jam i gatshëm të përballem deklaratë më deklaratë, video për video, grusht për grusht, dhëmbë për dhëmbë. Si ta dojë ai dhe ku ta dojë ai. Ok? Se shumë njerëz mendojnë “është myzeqar ai, s’ka këllqe”. Unë jam edhe myzeqar, se kam babain nga Myzeqeja, por jam edhe vlonjat, se kam mamanë nga Vlora. Në qoftë se do përballje me mua mos ta bëjë me mashtrues si Bekim Halili, të dalë me mua ballë për ballë në një studio televizive dhe t’u themi shqiptarëve të vërtetën. , është shprehur zoti Prifti.
Ish-ministri i Ekonomisë tha se e vërteta e korrupsionit del qartë në video-skandalin Meta. Ai ka nënvizuar se këtë video do tia shpërndajë të gjitha ambasadave të vendeve të BE-së dhe SHBA-së duke shtuar se nëse duan, ato mund ti bëjnë videos ekspertizë.