E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çmimi Ratcinger” për teologjinë do t’u dorëzohet dy teologëve në Sinodin e tetorit

21-07-2012 / Gazeta 55

Do të dorëzohet gjatë takimit të ardhshëm sinodal “Çmimi Ratcinger” për teologjinë, që ka arritur në edicionin e tij të dytë. Paraditen e 20 tetorit, vetë Ati i Shenjtë Benedikti XVI do të nderojë dy studiues të shquar. Në këtë ditë Fondacioni vatikanas “Jozef Ratcinger-Benedikti XVI”, shpjegon kryetari, imzot Giuseppe Antonio Scotti, dëshiron t’i falënderojë thjeshtësisht e konkretisht, ata që, në errësirën e kohës së sotme, përpiqen me të gjitha forcat të rrezatojnë në botë dritën e së vërtetës, në bashkim të plotë me Atin e Shenjtë.Edhe për këtë arsye, për dorëzimin e këtij çimimi, që mund ta quajmë simbolikisht “Nobel për Teologjinë” u caktua data 20, një nga ditët kulmore të punimeve të Asamblesë XIII të zakonshme të Sinodit të ipeshkvijve, kushtuar “Ungjillëzimit të ri për transmetimin e fesë së krishterë”, që do të fillojë më 7 e do të përfundojë më 28 të të njëjtit muaj. Dorëzimi i çmimit “Ratcinger” këtyre studiuesve, që dallohen për merita të veçanta në veprimtarinë botuese ose kërkimore-shkencore, është pjesë përbërëse e objektivave të Fondacionit, ndërmjet të cilave figuron edhe organizimi i takimeve të rëndësishme studimore.Vitin e kaluar, më 30 qershor, Papa pati vlerësuar me këtë Çmim, Manlio Simonetti-n, Olegario Gonzalez de Cardedal e Maximilian Heim. Falë punës së komitetit shkencor, kryesuar nga kardinali Camillo Ruini, në të cilin bëjnë pjesë edhe kardinajtë Tarçizio Bertone e Angelo Amato si dhe kryeipeshkvijtë Luis Francisco Ladaria Ferrer e Jean-Louis Bruguès, u vu në qendër të vëmendjes së bashkësisë shkencore ndërkombëtare kontributi i laikut italian, që njihet si një nga autoritetet më të larta në fushën e studimeve mbi krishterimin e lashtë; i meshtarit spanjoll, që themeloi (e drejtoi nga 1998 deri më 2008) Shkollën e Teologjisë ‘Karl Rahner-Hans Urs von Balthasar’ dhe i cistercensit gjerman, abatit të manastirit të Heiligenkreus në Austri
Gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano” do të botohet edhe në SHBA/Gazeta ‘L’Osservatore Romano’, e përditshmja e Selisë së Shenjtë, do të fillojë të shpërndahet në SHBA. E përditshmja e Vatikanit do të botohet nga shtëpia botuese katolike “Our Sunday Visitor”, që publikon revistën katolike më të madhe kombëtare amerikane “Our Sunday Visitor Newsweekly”. Shtëpia botuese amerikane do të merret edhe me shërbimin e abonimeve e të strategjive të marketingut për promovimin e përhapjes së L’Osservatore Romano’ në SHBA. Me këtë nismë, lajmet që kanë të bëjnë me Papën e Vatikanin do të jenë më të shpejta e të afërta për familjet e SHBA-së.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›