Koha per zgjidhje politike - Nuk duket ende fundi i luftes ne Libi

Nate per nate bombarduesit e NATO-s ndermarrin sulme kunder kryeqytetit libian Tripoli. Institucionet e ushtrise se Gaddafit te policise se tij dhe te aparatit zyrtar shteteror jane objekt i ketyre sulmeve ajrore. Sulme te cilat - ia vlen ti kujtosh- te gjitha i nenshtrohen nje synimi mbrojtjes se popullsise civile.
Por qe ne sulmet gjithnje e me te ashpra nga ajri vriten edhe civile kjo duhet te jete llogaritur. Edhe nese nga mediet e kontrolluara nga Gaddafi te ashtuquajturat deme kolaterale te ketyre sulmeve instrumentalizohen me ndergjegje si arme propagandistike. Padyshim qe sulmet e pernatshme me bomba u futin friken dhe i terrorizojne njerezit ne konglomeratet urbane pervec terrorit te regjimit qe lufton per te mbetur ne pushtet.
Angazhimi ne Libi ka ngecur ne vend NATO-ja mbeshtet ne menyre te njeanshme shkallezimin ushtarak. Gaddafi me sa duket merr parasysh vdekjen e shume njerezve dhe shkaterrimin e infrastruktures se rendesishme se sa largimin nga pushteti.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift DW Deutsches Programm Daniel Scheschkewitz
Nese Perendimi i ka seriozisht fjalet qe thote me detyrimin e tij per mbrojtje dhe me interesat humanitare atehere me e vonta tani ka ardhur koha per negociata. Dy inisiativa politike per nje zgjidhje ne mirekuptim ekzistojne tashme njera e paraqitur nga anetari i NATO-s Turqia tjetra nga Bashkimi Afrikan. Ato ngjajne ne masat qe rekomandojne armepushim i menjehershem fund i rrethimit te qyteteve venie e papenguar ne dispozicion e ndihmes humanitare dhe nisja e nje procesi negociatash midis paleve ne konflikt. Kete perpjekje per ndermjetesim e mbeshtesin aktualisht edhe te ashtuquajturat vende BRICS Brazili Rusia India Kina dhe Afrika e Jugut. Presidenti i Afrikes se Jugut Zuma i testoi keto dite personalisht ne Tripoli shanset per sukses te misionit diplomatik.
Ne SHBA nderkohe jane rritur kritikat per angazhimin megjithate ne radhe te pare per shkak te refuzimit te presidentit Obama per te nisur ne kongres proceduren e zakonshme te miratimit per nderhyrjet e armatosura.
Planifikimet per kohen pas nderhyrjes ushtarake kane nisur prej kohesh. Bashkesia nderkombetare me siguri nuk ka rrugezgjidhje tjeter vec nje trupe nderkombetare paqeje per Libine. Por qe ajo te mos behet objekt i vazhdueshem sulmesh - si ne Afganistan- duhet gjetur sa me shpejt te jete e mundur nje zgjidhje politike. Largimi i Gaddafit jashte vendit do te ishte per kete parakushti me i mire.
AutorDaniel Scheschkewitz
RedaktoiAida Cama