E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koja: PS'91 në zgjedhje, bashkëpunim me LSI-në dhe partitë e tjera të majta

Sekretari i marrëdhënieve me publikun pranë PS'91,Gjergj Koja i fruar në Ora News foli rreth debateve të fundit politike si Kodi Zgjedhor, ligji i dosjeve dhe çështjen e shëndetësisë. Gjergj Koja deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare "PS'91 do bashkëpunojë me LSI-në dhe më të gjitha partitë e tjera të spektrit të majtë".Sipas Gjegj Kojës "Rikthimi i Kodit përbën shansin e fundit që procesi zgjedhor ti rikthehet normalitetit dhe për këtë përgjgjësinë maksimale e ka kryeministri Berisha. Nuk mund të ketë demokraci nëse nuk do lexohet vota ashtu si hidhet në kutinë e votimi". Lidhur me kërkesën e PS'91 për të pasur një komisioner në zgjedhje Koja tha se "Nuk ka asnjë përkëdhelje qoftë të PS'91 apo LSI-së për kodin zgjedhor. Është e ligjshme që partitë që hyjnë në zgjedhje të ketë një komisioner. Ne kërkojmë përfqësuesi si PS-ja e PD-ja në të gjitha nivelet e komisioneve, mendoj se i ekzagjeruar është qëndrimi i Ramës që nuk pranon konsensus". Koja e konsideroi si përpjekje të kryeminsitrit për të shmangur krizën nga vetja thirrjen e Berishës që Rama të bashkëpunojë me LSI-në. "Në këtë skemë Berisha nuk mendon për të majtën, por për PD-në dhe do i luajë të gjitha kartat për demagogjinë e tij për fitore. Berisha do jetë përgjegjësi kryesor nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme". Duke iu referuar deklaratës së Ramës se PS-ja nuk do votojë asnjë ligj tjetër veç Kodit Zgjedhor në Kuvend, Koja tha "Nëse Rama del para shqiptarëve të thotë që do fitojë zgjedhjet pa ndryshuar Kodin është një deklaratë e rremë, fitorja do të bëhet me të gjithë faktorët e së majtës shqiptare. Rama duhet të konsiderojë ato subjekte që po dëshmojnë se kanë elektorat të qëndrueshëm". Sekretari i marrëdhënieve me publikun pranë PS'91 u shpreh se "Nuk ka më sens të f flitet për bashkim të forcave të majta, por për bëshkëpunim. Do ketë bashkëpunim me anë të koalicioneve por kjo do jetë në fokusin politik për të treguar vullnetin që këto vota të kontribuojnë në të mirën e shoqërisë dhe vendit. Bashkëpunimi do jetë vetëm në principe politike dhe dokumente të nënshkruara, në dhënien fund të imoraliteti politik që po formatohet në fjalinë e Ramës, përtej së majtës dhe të djathëts". Sa i përket ligjit të dosjeve Koja nënvizoi se "Berisha me ligjin e dosjeve shmang vëmendjen e opinionit për çështje të rëndësishme ,si korrupsioni që ka përfshirë mazhorancën. Megjithatë mendoj se jemi të vonuar në miratimin e ligjit të dosjeve. Lidhur me problemete në sistemin e Shëndetësisë, Gjergj Koja tha"Çështja e shëndetësië nuk mund të bëjë përjashtim nga kriza që është futur shoqëria shqiptare. Në shëndetësi duhet të ndryshojë skema, pra të bëhen më transparente investimi, gjithashtu ndaj mjekëve në rast se dënohen për korrupsion duhet të merren masa të vërteta ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›