Mziu: "Deklaratat e KLSH-së të pavërteta"
Kamza reagon me kundërpërgjigje ndaj kontrollit të lartë të shtetit .
Kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, në një deklaratë për shtyp theksoi se janë të pavërteta deklaratat e Kontrollit të Lartë të shtetit . Sipas tij, qëllimi I deklaratave ishte hedhja baltë mbi punën dhe përkushtimin e stafit drejtues të Bashkisë së Kamzës. Mziu thekson se Kamza ka pasur zhvillime të mëdha në infrastrukturë tokësore, ujësjellës, kanalizime, hapësira publike dhe disa ndërtime të tjera. Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tha gjithashtu se "Gjatë kësaj periudhe që ai po drejton këtë bashki, nuk kanë marrë asnjë subvencion duke theksuar se në deklaratën e KLSH-së se është cënuar buxheti i bashkisë nga subvencionimi për një subjekt privat ështe e pavërtetë.