E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania e Madhe dhe Estonia ratifikojnë protokollin e Shqipërisë drejt NATO-s

Britania e Madhe dhe Estonia ratifikojnë protokollin e Shqipërisë drejt NATO-s.Sikurse i ishte premtuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë vizitës së saj në Londër, Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbylli procesin e Ratifikimit të Protokollit të Shqipërisë me NATO-n. Britania është kështu vendi i pesëmbëdhjetë që ratifikon këtë proces, ritmet e së cilit tregojnë për mbështejtjen që ndërkombëtarët po i japin reformave në Shqipëri.Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli falenderoi në emër të saj dhe të Kuvendit të Shqipërisë, homologun e saj, Majkëll Martin për mbështetjen që i dha nxitjes së këtij procesi. Ndërkaq më herët Parlamenti Estonez ka Ratifikuar Protokollin e Shqipërisë me NATO-n me një votim në unanimitet të plotë. Menjëherë pasi mori lajmin, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dërgoi një letër mirënjohje dhe vlerësimi, homologes Ene Ergma, kryetares së parlamentit Estonez, ku e falënderon për mbështetjen që parlamenti Estonez i dha me këtë votë, integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›