E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila dhe Lila kërkojnë Championsin me Janinën

Pas Janina ka fituar 2-1 ndaj Asteras Tripolis ndeshjen e parë në grup për një vend në Champions, duke bërë kështu një hap përpara drejt kualifikimit. Në këtë takim luajti si titullar edhe Andi Lila, ndërsa Emiljano Vila u hodh në fushën e lojës nga trajneri në minutën e 71-të. Skuadrat që renditen në fund të sezonit nga vendi i dytë deri tek i pesti luajnë një raund tjetër ndeshjesh mes tyre (vajtje-ardhje) në grup dhe skuadra që do arrijë të kryesojë pas 6 takimeve do luajë në Ligën e Kampioneve, kurse tri të tjerat në Ligën e Europës. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›