Koka e prere, dyshohet e Zihni Myderizit
Sarande- Kafka e gjetur ne kazanin e plehrave, afer Butrintit, pese dite me pare, i perket nje njeriu. Ky eshte konkluzioni shkencor qe kane arritur ekspertet e Mjekesise Ligjore ne Tirane, te cilet dje kane nisur edhe pergjigjet zyrtare drejt komisariatit te Tiranes. Burime policore konfirmuan mbreme lajmin per gazeten 'KJ" duke thene se tashme kane nisur hetimet per te zbuluar se kujt i perket koka e prere. Dyshimet me te medha bejne fjale per koken e fermerit Zihni Myderizi, i cili u masakrua barbarisht ne token e tij nga persona ende te paidentifikuar, ne fushat e Vasilikose, Delvine, ne muajin tetor te vitit 2005. Sipas te dhenave te kohes dhe dosjes se rijetuar te pakten pese here, trupi eshte gjetur nga familjaret i fshehur ne nje ferre dhe pa koke, i prere me mjete te mprehta. Mesohet se ka pasur demtime te nofulles se poshtme, ashtu sikurse thuhet ne pergjigjen perfundimtare te ekspertizes per kafken dhe dy kockat e zbuluara nga disa femije pese dite me pare ne nje grumbull plehrash. Por ka edhe dyshime se kjo koke i perket te tjere personave te zhdukur apo ndonje emigranti qe rezulton i humbur prej vitesh. Burime zyrtare te policise vendore thane se do te rimerren edhe nje here ne pyetje familjaret e viktimes Zihni Myderizi, ndersa kampionet e gjakut nga vellai dhe femijet, do te zbulojne nese analizat e ADN-se do te perputhen me te dhenat e kafkes. Po keshtu pritet te thirret per deshmi edhe dentisti qe ka punuar me dhembet e te ndjerit, per te pare nese punimet ne dhemballet e mbushura i perkasin viktimes.
Dyshimet e mia per ngjarjen"
Vellai i viktimes, Fiqiri Myderizi, ne muajin qershor dha nje interviste per gazeten "KJ" rreth dosjes qe po hetohej nga policia. Ndersa shprehu pesimizmin se prej tre vitesh nuk ishte bere asgje per te zbuluar autoret, ai kerkoi drejtesi sepse i vellai ishte varrosur pa koke. "Ky eshte nje krim mafioz, ndersa im vella ishte vetem nje fermer i thjeshte, i papqerier ne pune te pista, baba i tre femijeve. Kam dyshime konkrete. Mendoj se Zihniu ka pare dicka te dyshimte, pasi toka ku punonte ishte rrugekalim trafiqesh, por eshte e habitshme se si ne mes te dites askush nuk ka pare autoret. Mendoj se kane frike te tregojne", ka thene ai.
Bardhyl Bejko