"Motra vrau per gjakun e vellait"
Mirdite- Kater vite pas asaj dite te rende ku vrasja e nje femije nga Vitiana Tarazhi, tronditi rende opinionin ne mbare vendin, hetimet intensive te Prokurorise se Krimeve te Renda kane bere qe ngjarja te marre nje kthese. Ngjarja eshte hetuar pikerisht aty ku ishte fillesa e atij krimi makaber, ku humbi jeten 11 vjecari Gjoke Tarazhi, i masakruar barbarisht nga bashkeshortja e kusheririt te tij. Prej dy ditesh eshte vene ne pranga Vladimir Daci, i akuzuar per vrasjen e vellait te Vitiana Tarazhit, i quajtur Nikolin Haxhia, bashke me kusheririn e tij, Vladimir Haxhia. Vrasja ka ndodhur tete vite me pare dhe kater vjet pas saj, 40 vjecarja do te hakmerrej ndaj nje te mituri qe vecse kishte lidhje shume te largeta me Dacin dhe ishte i pafajshem. Por vellai i te denuares me 25 vite burg, Gjoke Haxhia, zbardh te verteten ne nje interviste per gazeten "KJ", duke shpjeguar edhe motivet qe cuan motren e tij ne krimin makaber.
Ju mendoni se krimi makaber i motres tuaj ka ardhur fill pas vrasjes se vellait te saj dhe tuajit dhe se vetem sot ky "lemsh" po shperbehet?
Mendoj se me ne fund drejtesia ka filluar te veproje. Kam kater vite qe po mundohem te zbardh vrasjen e vellait tim, Nikolinit dhe te djalit te xhaxhait, Vladimirit. Kam bere me dhjetera denoncime dhe ankesa qe te Presidenti, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, Prokurori i Pergjithshem dhe kam me dhjetera shkresa. Kjo ceshtje eshte hetuar e mbyllur per mungese provash.
Pse keni akuzuar gjithnje Vladimir Dacin?
Sepse isha i bindur se ai ishte vrasesi dhe per kete kisha prova. Tashme ai eshte arrestuar dy dite me pare dhe gjerat po qartesohen. Qe ne momentin qe erdhen te dy te vdekurit ne oborrin e shtepise, kunata ime qe eshte motra e Vladimir Dacit, mes vajit i ka thene nenes time se vellai im do i kete vrare se i eshte prishur mendja. Por dihej edhe konflikti qe ishte mes tij dhe djemve te xhaxhait tim per ceshtjen e grabitesve te Muharrem Gjinit. Meqenese i dyshuari u kap, u shmang edhe nje hakmarrje e metejshme dhe ceshtjen ia le shtetit ne dore.
Jeni vellai i Vitiana Tarazhit, e cila u denua per vrasjen e nje 11 vjecari, te afermit te burrit te saj ?
Eshte e vertete qe une jam vellai i saj. Ajo nuk ka pas asnje lidhje. Dikush e provokonte atje ne Tarazh duke i thene se te kemi vrare vellane dhe te vrasim perseri. Disa here vinte ne shtepi tek une dhe me thoshte se po me provokojne dhe duhet te marrim hak. Une kam arritur deri aty sa ta nxjerr jashte, duke i thene se duhet te shikosh femijet, se me kete pune merren burrat. Por nuk me degjoi dhe beri ate qe beri. Une nuk kam qene ketu, por ne Itali dhe me eshte dhimbsur ai femije. Do ta kisha ndaluar time moter po ta dija, kemi edhe lidhje miqesie. Prej asaj kohe time moter nuk e vizitoj ne burg. Ajo nuk kishte detyre te vriste, por te rriste femijet, por mendoj se eshte shtytur nga te tjere.
Zinxhiri i vrasjeve
Persona te paidentifikuar, ne vitin 2000, ne fshatin Kokerdhok te Bushkashit ne Mat, plagosin Muharrem Gjinin dhe e grabisin familjen e tij. Policia prangos si te dyshuar Kastriot Haxhia (djali i xhaxhait te Vitianes) si dhe dy te tjere A. F dhe B. F. Pas kesaj ishte vellai tjeter i Kastriot Haxhise, Vladimiri i cili kembengulte se autori i ngjarjes se marsit te vitit 2000 ku u plagos Muharrem Gjini, nuk ishte vellai i tij Kastrioti, por pikerisht Vladimir Daci. Pak muaj me vone ndaj Vladimir Haxhise i organizohet nje prite ne fshatin Bushkash dhe vritet se bashku me Nikolin Haxhine, vellane e Vitiana Tarazhit. Ne tre vjetorin e vdekjes se vellait, Vitiana hakmerret duke vrare 11 vjecarin Gjoke Tarazhi.
Aleksander Ndoja