E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka e prere, jo e Zihni Myderizit

Sarande- Kafka e gjetur ne nje kazan plehrash prane aksit Kanali i Cukes-Butrint rreth dy muaj me pare ne Sarande, nuk i perket kokes se prere te te ndjerit Zihni Myderrizi, te cilit familja i varrosi vetem trupin. Pergjigjja eshte zyrtare dhe vjen pas analizave te kryera nga Mjekesia Ligjore ne Tirane, e cila i ka derguar rezultatet perfundimtare Komisariatit Sarande. Lajmi u konfirmua diten e djeshme nga burime zyrtare per gazeten "KJ". Por ky konkluzion ka shtuar me tej misterin se kujt i perket kjo pjese trupi e dekompozuar dhe te ciles i mungonte nofulla e poshtme. Agjentet kane nisur verifikimet per te zbuluar personat qe mungojne ne rrethin e Sarandes dhe per persona te tjere nga rrethet.

Disa femije gjeten kafken ne nje kazan plehrash, shume prane ish-Shtepise se Punetoreve dhe njoftuan policine vendore. Hetimet paraprake rezultuan negative dhe i vetmi objekt hetimi ishte nese koka i perkiste 40 vjecarit Zihni Myderizi, i vrare barbarisht tre vjet me pare ne fushat e Vasilikose ne Delvine, nga persona te paidentifikuar. Por analizat e grupit te gjakut, ADN-se dhe te dhenat e tjera biologjike ne krahasimet e bera nuk dhane asnje rezultat konkret. Madje edhe dentisti qe kishte mbushur dhemballet e te ndjerit nuk identifikoi nese mbushja ishte bere nga ai. Ne kete menyre agjentet po perqendrohen tek identikiti i viktimes. Burime zyrtare thane dje se koka e gjetur i perket nje tjeter personi dhe po hetojne ne arkivin e Policise Kriminale per te gjetur dosje kur viktimat kane humbur pjese te trupit te tyre. Po keshtu po kryhen edhe verifikime per persona te humbur gjate 18 viteve ne rajonin e Sarandes. Mesohet se ekspertet nuk kane arritur ende ne konkluzionin nese kjo kafke i perket nje mashkulli apo femre, te zhdukur gjate viteve te fundit. Hetimet jane perqendruar ne dy periudha, vitet 90-te dhe trazirat e 97-es, kur mendohet se mund te jete vrare personi ende i paidentifikuar dhe jane zhdukur gjurmet.

Dy denoncime te humburish

Ne zonen e Sarandes mesohet se disa familje kane humbur te dashurit e tyre prej vitesh. Burime te policise kane identifikuar dy prej ketyre rasteve, kur te humburit nuk jane gjetur prej familjareve. Nje prej tyre eshte familja Dhrami, e cila ka 18 vjet qe kerkon djalin e saj, per te cilin eshte deklaruar se eshte mbytur ne vitin 1990 duke u perpjekur te emigronte me traget drejt Korfuzit. Po keshtu edhe i riu G. Koburjaka, qe ka humbur gjate viteve 90-te dhe nuk dihet se ku ka perfunduar. Nderkohe qe po hetohet per te zbuluar kohen kur ka ndodhur krimi dhe identikitin e viktimes.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›