E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, zhduket 18-vjecari

BERAT- Zhduket ne rrethana misterioze nje 18 vjecar nga Berati. Familja denoncon nje jave pas ngjarjes ne komisariatin e policise, ndersa adoleshenti Admir Kosova nuk gjendet tek asnje prej te afermve dhe nuk ka lene adrese. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gjeroven, vetem pak kilometra nga qyteti, ndersa dy dite me pare eshte kthyer nga Greqia edhe babai i djalit, Fiqiriu. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe bene me dije se nisen hetimet. Ne komisariat jane shoqeruar per t'u marre ne pyetje shoket e 18 vjecarit, pasi diten kur ai humbi kishte dale me ta.

Pasditen e djeshme, Fiqiri Kosova, ka depozituar nje denoncim per humbjen e te birit, Admirit, duke kerkuar ndihme per gjetjen e tij. Mesohet se 50 vjecari eshte kthyer menjehere nga Greqia, pasi djali nuk kishte shkuar ne zonen ku ai punonte, por as nuk kishte lene adrese per largimin nga shtepia. Sipas rrefimit te tij, Admiri ishte larguar nga banesa nje jave me pare, per te mos u kthyer me.

Familjaret jane munduar te vendosin kontakte me ane te telefonit te tij celular, por nuk kane mundur pasi ndodhej jashte sherbimit. Fillimisht e kane kerkuar tek te afermit e tyre, por gjithcka ka rezultuar e kote. Pasi nuk kane mundur te vendosin asnje kontakt me 18-vjecarin, prinderit kane mberritur diten e djeshme ne organin blu per te mesuar rreth fatit te tij.

Gjate hetimeve paraprake qe ka kryer policia, mendohet se 18-vjecari mund te kete marre rrugen e emigrimit pa njoftuar familjen. Por mungesa e informacionit dhe kontaktit ka ngritur dyshimet per zhdukjen e tij misterioze. Admiri mesohet se ka dale nga shtepia per te takuar disa shoke ne qender te fshatit Gjeroven, por prej ketij momenti ka humbur gjurmet. Deshmite e shokeve te dhena ne polici, flasin per nje shoqerim te 18-vjecarit deri ne qender te fshatit per te bere pazar dhe me pas nuk e ka pare me asnje prej tyre.

Komisariati i Beratit ka shperndare fotografite e adoleshentit ne te gjitha pikat kufitare te vendit me qellim gjetjen e tij, ndersa jane marre kontakte edhe me komisariate te tjera. Po keshtu jane kryer disa kontrolle perreth fshatit Gjeroven, por pa mundur te gjendet asnje shenje e te riut. Policia tha se dyshohet qe Kosova te kete udhetuar drejt kufirit jugor me qellim emigrimin ne Greqi.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›