Kokaina misioni per porosine i te pandehurit ne Bolivi
Sekuestrimi i nje sasie prej tete kilograme kokaine ka zbuluar nje rrjet te sofistikuar te trafikut te narkotikeve nga Amerika Latine ne Europe. Tentativa e dyte per ta perfshire Shqiperine ne linjen e trafikut te kokaines ka deshtuar kjo fale edhe e bashkepunimit te kater shteteve gjate operacioni te koduar Kontejneri latin. Hetimet kane zbuluar se nje nga te arrestuarit ka udhetuar drejt Bolivise per te porositur lenden narkotike e cila eshte fshehur ne kontejnerin me oriz. Droga do te mberrinte ne Shqiperi pas disa muajsh dhe do te kalonte ne Holande Malte per te perfunduar me pas ne Portin e Durresit. Eduard Pelushi drejtuesi i firmes Pesjaka e cila merret me import dhe eksport te mallrave kryesisht ushqimore eshte nje nga te arrestuarit e ketij operacioni policor. Vec tij eshte arrestuar edhe ndihmesi e tij Ergys Salku por nga te dhenat konfidenciale jane marre nen hetim edhe dy persona te tjere. Hetimet lidhur me kete procedim kane filluar nje muaj me pare pas komunikimit mes autoriteteve gjyqesore te Holandes dhe Prokurorise se Pergjithshme te cilat ne baze te hetimeve te kryera prej tyre kishin identifikuar ne Portin e Roterdamit nje ngarkese prej 8 kilogramesh kokaine te fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi. Gjate periudhes se transitimit te ngarkeses nga Roterdami ne La Valeta te Maltes dhe deri ne mberritjen ne Durres jane mbajtur komunikime te vazhdueshme dhe kembim informacioni mes autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme.
HetimetEduart Palushi ka udhetuar ne fillim te muajit gusht te ketij viti ne drejtim te Bolivise. Ne kete shtet ka kontaktuar me disa trafikante droge te cilet i kane siguruar edhe sasine e kokaines. Me pas ka menduar per te gjithe itinerarin e kesaj lende. Ideja ishte ta sillte ne shtetin shqiptar. Ne mburojen e nje biznesmeni Palushi e ka fshehur lenden narkotike ne oriz. Droga eshte nisur nga qyteti Santa Cruz i Bolivise me destinacion Portin e Durresit. Prokuroria e Krimeve te Renda ka te dhena se kokaina eshte nisur ne Portin e Roterdamit ne Holande nje nga portet me te medhenj ne Europe. Kontrolloret e ketij porti kane pikasur lenden narkotike dhe menjehere kane lajmeruar kapitanerine e me pas policine lokale. Kjo e fundit kishte dyshime se kontejneri me oriz ishte porositur ne Shqiperi dhe duke mos dekonspiruar operacionin ne kontejner nuk ka nderhyre. Ne loje eshte futur edhe Interpoli dhe Zyra e Marredhenieve me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme Shqiptare. Ne fillim te muajit shtator lenda narkotike e fshehur ne kontejnerin me oriz eshte nisur ne drejtim te Portit te La Valetes ne shtetin e Maltes. Me pas ky port e ka nisur ne drejtim te Durresit ne fund te muajit tetor. Pas disa muajsh kokaina mberriti ne Shqiperi. Per te mos rene ne gjurmet e policise te arrestuarit kane vepruar me kujdes pa e ditur se ai po vezhgohej dhe filmohej nga agjentet e policise. Ne momentin qe Eduart Palushi eshte interesuar per kete kontejner ai eshte arrestuar nen akuzen e trafikut te lendeve narkotike.
SekuestrimiPas arrestimit policia dhe prokuroria kontrolluan banesen e Palushit ku gjeten disa pasaporta. Njera prej tyre kishte emrin e tij ndersa pasaporta tjeter kishte te dhena te tjera. Ai ishte regjistruar me pseudonimin S.G. Burime nga Krimet e Renda thane se Eduart Palushi akuzohet pervec trafikimit te droges edhe per falsifikim pasaporte pasi i eshte gjetur nje pasaporte tjeter false me foton e tij dhe te dhena te tjera. Akuza thote se ne kete pasaporte rezultojne vula dalese nga Bolivia ne muajin gusht te ketij viti cka ka hedhur dyshimet se ai eshte kthyer pasi ka nisur drogen nga ky shtet. Hetimet kane percaktuar se nga 2007-ta e me pas Palushi rezulton se ka shkuar dhjetera here ne vendet e Amerikes se Jugut mes tyre edhe ne Bolivi. Nje gje e tille provohet edhe ne pasaporten origjinale dhe ne ate false. Nderkohe te arrestuarit tjeter Ergys Salkut i eshte shtuar edhe akuza e armembajtjes pa leje pasi gjate kontrollit te baneses i eshte gjetur edhe nje arme.