E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Zgjedhjet, progres i dukshem

Nderkombetaret vazhdojne te vleresojne progresin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, duke theksuar se tashme rruga per integrimin e vendit ne strukturat evropiane eshte e hapur. Pas OSBE dhe Komisionit Evropian e Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, theksojne se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, shenuan nje progres te dukshem. Sipas ketij institucioni aplikimi i procedurave te reja, si regjistrimi dhe identifikimi i votuesve, adaptimi i nje sistemi ligjor te permiresuar dhe nje sere risish te tjera, i bejne keto zgjedhje te vleresohen mjaft pozitive. Gjithashtu ne raportin e publikuar dite me pare ne faqen zyrtare te Keshillit te Evropes, theksohet se jane verejtur permiresime edhe ne funksionimin e KQZ, i cili vleresohet se ka marre vendime te drejta dhe ka menaxhuar si duhet procesin zgjedhor ne Shqiperi. Nje element shume i rendesishem, duke pasur parasysh se ky institucion jo rralle eshte vene nen "goditjen" e paleve politike ne vend. Komisioni "ad hoc" vlereson qetesine e verejtur, gjate dites se zgjedhjeve dhe mireorganizimin e tyre, duke verejtur se nuk u shenua asnje incident apo rast dhune. Komisioni "ad hoc" konsideron gjithashtu se amendimet ne Kushtetute dhe Kodi i ri Elektoral, i aprovuar me konsensus nga dy partite kryesore, solli nje permiresim te dukshem te legjislacionit elektoral ne Shqiperi. Duke theksuar perpjekjet e medha te bera nga autoritet per te perfunduar procesin e identifikimit te votuesve ne vend dhe leshimin e kartave te identitetit si dhe pasaportave biometrike, komisioni "ad hoc" me keqardhje vlereson se kjo ceshtje u be nje nga temat kryesore gjate fushates elektorale, duke lene menjane ceshtjet qe shqetesojne qytetaret shqiptare e qe duhet te jene ne qender te debatit. Komisioni i perkohshem vlereson se zgjedhjet e 28 qershorit, ne nje mase te madhe nuk moren parasysh prezencen e ulet te grave ne Parlament, nje nder verejtjet kryesore per zgjedhjet ne Shqiperi. E po keshtu, vlereson me keqardhje se roli i gruas ne jeten politike shqiptare vazhdon te mbetet i limituar. Komisioni "ad hoc" rekomandon qe per zgjedhjet e ardhshme, procesi i numerimit te votave te permiresohet ne menyre te ndjeshme dhe te rritet numri i komisionereve te numerimit te votave. Ky komision ne bashkepunim me Komisionin e Venecias, fton autoritet ne Shqiperi, te permiresojne sistemin ligjor e te rrisin kapacitet e administrimit elektoral. Komisioni rekomandon nder te tjera edhe krijimin e nje administrate te paanshme dhe profesioniste elektorale, perfshirjen e me shume grave ne listen e kandidateve si dhe rishikimin e Kodit Elektoral ne baze te standardeve nderkombetare. Keto rekomandime kane qene gjate gjithe kesaj kohe edhe ne axhenden e kryeministrit Berisha, i cili me se nje here eshte shprehur se eshte i gatshem te pranoje cdo propozim te opozites socialiste per reformat e medha ne vend.

OSBE/ODIHR:

"Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, shenuan nje progres te dukshem ne lidhje me procesin e regjistrimit te zgjedhesve, identifikimin e tyre si dhe miratimin e ligjit zgjedhor me konsensus nga dy partite e medha politike. Nuk ka asnje prove te numerimit te parregullt ose te manipulimit te rezultateve dhe parregullsi te medha, pervec bllokimit te numerimit te votave ne disa qendra", thuhet ne raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet.

Presidenca e BE:

"BE vlereson raportin final te OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi dhe mirepret e vlereson faktin, qe zgjedhjet permbushen pjesen me te madhe te rekomandimeve te OSBE-se, edhe pse keto zgjedhje nuk realizuan plotesisht potencialin e Shqiperise per t'u ngjitur ne standardet me te larta te zgjedhjeve demokratike. Progres ne procesin e regjistrimit dhe identifikimit te votuesve, votimin, numerimin dhe denimin e konflikteve.

SHBA:

"Qeveria e Shqiperise ka merite per progresin e mirefillte ne shume fronte, ne keto zgjedhje dhe qytetaret e Shqiperise, meritojne lavderime per pjesemarrjen ne numer te madh ne votim dhe per zhvillimin paqesor dhe me rregull te zgjedhjeve. U arriten shumica e angazhimeve te OSBE-se dhe u demonstruan permiresime thelbesore, ne procesin e regjistrimit te zgjedhesve, kornizen ligjore, ne votim, numerim e votave dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore".

Oli Rehn:

"Tani qe zgjedhjet u permbyllen ne perputhje me pjesen me te madhe te angazhimeve te OSBE-se, qeveria ka perpara sfida te rendesishme, ne menyre qe te perparohet me axhenden e reformave. Parlamenti dhe kryeministri, kane nje rol thelbesor ne kete kontekst. Ju inkurajoj ju, i dashur z.Kryeminister si edhe qeverine tuaj te re, te punoni se bashku me opoziten ne Parlament, ne cuarjen perpara te axhendes se reformave evropiane".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›