E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokoshi një thelë – finishi i “rrugës së vetme”

17-08-2011 / Nga Luan Myftiu

E mbushur me shumë mëkatarë, P.S.-ja tentoi të reformohej. Edhe një herë që erdhi në pushtet, përdori yrnéket e “qoftëlargut”. Se dhe ata socialistë, që e deshën ndryshímin, u penguan në rrugë nga hija e “dinozaurit” në agoní. Ndërkohë, xhelatët e pandëshkuar, bënin endé presion për kthimin e epokës së tollonave. Ndërsa të privilegjuarit e diktaturës, që nuk i përkisnin vetes, bënë çmos ta dëmtonin demokracínë. Prandaj e shndërruan korrupsionin në sistem, ndërsa shtetin e kapën për fyti. Mafiozët nisën të bënin ligjin, kurse drejtësía i binte fyellit të “dajakut”. Asnjë “peshkaqen” i veshur me pushtet s’u akuzua, kurse burgjet u mbushën me “cironka”. Të gjithë mëkatarëve të diktaturës u duhej një “avokat” t’i mbronte nga akuzat e demokracísë. Kish ardhur çasti, kur në PS mund të livadhisnin “pehlivanë”. Dhe “Mesía” u shfaq befas me “misionin” e bashkimit të së majtës dhe përjetësimit të pushtetit. Doli, pra, Edvin Rama, që, me idealin e “shenjtërímit” të votës, humbi dhe ato vota që PS-ja i kishte të sajat. Ky simbol i firove u bë ideator i unitetit pa dallim përkatësíe partiake. Dhe po mbetet fillikat. Se, si karrierist i sëmurë, humbi dhe bashkinë. Si “misionar” i unitetit, e përçau vetë të majtën. Kurse, si jopolitikan, riktheu frymën e marrjes së pushtetit me dhunë.  
Megjithatë, i edukuar me psikologjinë e rreshtit, elektorati i majtë, e ndoqi në mitingjet “paqësore” me frymën “Allahu na ruajt!”. Mirëpo, të mësuar taní në Perëndim, të majtët kishin nisur t’i masnin aksionet politíke me rezultatet. Ndaj, kur panë që demonstratat u kthyen në arena “dajaku”, kurse bojkotet po e linin vendin të ngrohej në diell, nisën të mendoheshin. Dhe në fund e gjetën: ishte vetë Edvin Rama! Atëherë sovrani, që do vetëm paqe, mirëqënie dhe vëllazërim, nisi të habitej me Ramën, që mbante gjithë ato fjalime të kota patetíke për gjoja kriza marramendëse, varfërira të frikshme, dështime dhe vjedhje skandaloze votash, kur Shqipëría kishte të tjera halle ! Dhe këto me qëllim që ta nanuriste miletin me konflikte permanente. Kurse integrimin e kish një “peng”, me të cilin të detyronte mazhorancën t’i bënte lëshíme. Ndaj humbi në të gjitha fushatat zgjedhore. Dhe u qa si viktimë e vjedhjeve të mazhorancës. Dhe i shpëtoi votëbesimit brenda partisë. Por nuk i zhduku dot gjurmët e dështimeve të pandërprera. Ndaj nisi të kërkonte dhe qiqra në hell. Hartoi Kode Zgjedhorë dhe ndryshoi Kushtetutën. Përjashtoi LSI-në dhe mënjanoi intelektualët. Dhe mbeti kryetar me një tufë neobllokmenësh dhe me grigjën e biznesmenëve injorantë, pa harruar legjionet e të paaftëve servilëve. Madje dhe taní s’po di ç’të kërkojë. S’po di ç’kushte të vërë. Në vend që të pendohet, të kërkojë të falur, a të japë dorëheqje, duket sikur po mendon të ndjekë “rrugën e vetme”, atë “revolucionare”, të zgjimit të instinkteve të dhunës, të shpirtit të rebelimit dhe të iluzioneve të “lugës së florinjtë”. Po, a lidhet sot me këto profka elektorati? Prandaj rruga e vetme po i del Ramës si ai “kokoshi” që u katandis një thelë. Se nuk është aspak çudí, të mbetet vetëm, i kredhur në “idealizmat” e tij delirante, i shastisur nga kauzat e stisura, i magjepsur nga kapërcimet epokale të emancipimit të shoqërísë. Ndaj gjithkujt po i duket Rama sikur kërkon ta lidhë kalin për bishti. Se, si një Don Kishot modern, kërkon atë që sot nuk arrihet, duke harruar që ka perënduar koha e “revolucioneve”, e thirrjeve “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!”. Sot “fantazmat” e marrjes së pushtetit me dhunë nuk ndodhen as nëpër muzetë e Historísë. Kurse Rama tenton ta kthejë rrotën e Historísë mbrapsht. Çudí ! I paafti nuk heqka dorë nga absurdi. Kur Shqipëría pret integrimin, Rama tenton t’i frymëzojë rebelímin. Kur populli do bukë, paqe, rrugë, drita, ujë dhe drejtësí, Rama i premton bojkote, bllokime, “kriza”, “kushte” dhe anarkí! Mirëpo dhe durimi e ka një cak. Humbjet e njëpasnjëshme endé nuk e kanë bindur Ramën se edhe militanti më fanatik të lë një ditë shëndenë. Se dhe ata që sot të thurin lavde, nesër të akuzojnë që i ke tallur. Dhe jo vetëm pse nuk i ke bashkuar, por pse i ke përçarë më keq se “qoftëlargu” dje Shqipërínë. Ndaj Rama, ky populist modern, e la elektoratin e vet rrugëve, duke djegur goma makinash e duke klithur: “Rama! Rama!”. Aleatët i mblodhi, kur s’i duhej partia, ndërsa partinë - kur mendonte se nuk i duheshin aleatët. Deputetët i mbajti lidhur me rreshtin e kandidaturave, që i pasojnë, ndërkohë që  burimet financiare i kanë shteruar, nëse nuk futen në vallen e sekserëve të Tiranës kryetarët e bashkive të rretheve! Po Rama ndihet i vetëm edhe sepse aleatët e majtë perëndimorë kanë frikë se mos turpërohen, po t’u besojnë akuzave të tij për “ngërçe” dhe “kriza”. Druhen ata  se mos u ndodh si me rrëmbimin e foshnjave nga barku i nënave? Se mos ia fillon prapë Rama nga bojkotet e tejzgjatura dhe bllokimet e qëllimshme të reformave. Se mos ia nis ai nga grevat e urisë dhe demonstratat. Se mos e braktis rishtas parlamentin. Madje, nga Rama taní kanë frikë edhe më besnikët e tij. Se dhe dëshpërími paska ca rreziqet, kur bashkohet me kokëfortësínë. Rama ka filluar ta ndiejë vetminë. Po dallon braktisjen e elektoratit, mënjanímin e intelektualëve, shastisjen e servilëve! Po ndien dyshimet e aleatëve, që s’u premtoi asgjë konkrete; habinë e naivëve, të cilëve iu bënë monotóne edhe fjalimet e tij “patetike”. Se dhe ideali që është një mrekullí e jetës, ka brishtësínë e vet. Me se do ta mbajë Rama të lidhur të majtën? Me inatet kundër LSI-së? Me klithmat: “Fajin e ka qevería!”? Apo me talentin që po imiton bukur Enver gangsterin?! “Rruga e vetme” po i del sot Ramës si ai “kokoshi një thelë”!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›