E Diel, 1 Nëntor 2026

Koktej molotovi në një shtëpi në Zveçan

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 13:29

Një shishe me koktej molotovi është hedhur në dhomën e një shtëpie private të një qytetari serb në fshatin Zherovnicë, në Zveçan.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti, ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth pas orës 22.30, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, dhe dëmet materiale të shkaktuara me këtë akt kriminal konsiderohen të vogla.

Hoti ka thënë se deri tani nuk ka të dyshuar, dhe hedhje të mjeteve ndezëse në shtëpinë e njëjtë janë raportuar edhe më parë.

Sipas tij, policia është duke hulumtuar motivet e mundshme të këtij akti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›