E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpinizem rekord i ri ne 4897 metra lartesi ne Antraktide

Amerikani 15-vjeçar, Xhordan Romero është ngjitur në majën më të lartë të Antarktidës, duke u bërë personi me moshën më të re që ka ngjitur majat më të larta në të shtata kontinentet.
Sipas një postimi video të babait të adoleshentit, Pol Romero, i cili ishte pjesë e skuadrës ku bënte pjesë edhe djaloshi, Xhordan arriti në majën Vinson Masif, 4897 metra të lartë. Ai e përshkroi të birin si “një njeri të fort porsi një dem”. Mes të tjerave, Pol Romero tregoi edhe kushtet e vështira atmosferike që shoqëruan ngjitjen e skuadrës, me erëra 15 nyje dhe temperature që shkonin deri në -32 gradë celsius.
Pasi ngjiti malin Everest në vitin 2010, kur ishte vetëm 13-vjeçar, Xhordan Romero kishte thënë se aventurat në majat më të larta në botë shërbenin si një mesazh. “Mesazhi është se nëse vendosni në mendjen tuaj të realizoni diçka, ai objektiv është i mundur për t’u realizuar”, ishin fjalët e adoleshentit.
Xhordan theu rekordin që mbahej më parë nga britaniku Xhorxh Atkinson, i cili realizoi ngjitjen në malet më të larta në botë në maj të vitit 2011, në moshën 16-vjeçare. Malet e tjera ku Romero është ngjitur janë Everesti në Azi, Elburs në Rusi, Akonkagua në Argjentinë, MekKinlej në SHBA, Piramidat Karstensz në Indonezi dhe Koshiuszko në Australi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›