Nje gare vrapimi bamiresie per te rinjte me autizem
Është një garë tradicionale bamirësie që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin serb, Beograd. Mbi 700 vrapues u mblodhën të dielën, të veshur si Babagjyshi i Krishtlindjeve, apo siç është njohur në Shqipëri edhe si Plaku i Vitit të Ri. Ata vrapuan nëpër disa nga rrugët kryesore të Beogradit dhe paratë që u mblodhën në këtë rast iu dhuruan shoqatës kombëtare për të rinjtë me autizëm.
Kjo është gara e vetme e këtij lloji në Europën Lindore, e nisur në vitin 2008 dhe e financuar nga pushteti vendor, ndërsa 100 të rinjtë që kaluan të parët vijën e finishit morën si dhuratë kostume të Babagjyshit të Krishtlindjeve, të njohur gjerësisht në Perëndim si Santa Klaus, ndërsa fëmijët deri 14 vjeç morën kapele.
Garën e fitoi Sasha Stoliç nga Beogradi, i cili u shpreh tepër i lumtur pas saj. “Ndihem shkëlqyeshëm, - tha ai, - dua të nxis këdo që dashuron sportin që të marrë pjesë në gara të tilla, që të merret me sport. Një ndjenjë shumë e bukur”.
Organizatorët shpresojnë që fondet për bamirësi të rriten për çdo vit që kalon, pra që edhe pjesëmarrja të jetë më e lartë.