E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kola: Larg euforise, duhen trofete

Agustin Kola pas ndeshjes se djeshme u shpreh i kenaqur me rezultatin dhe tha se Tirana duhet te vazhdoje te luaje me nje ritem edhe me te larte, sepse ndalohen gabimet. Sipas Koles edhe nje humbje do t'i kushtoje perpjekjet qe jane bere gjate gjithe sezonit. "Ne jemi te kenaqur me rezultatin," - tha Kola, - "lojtaret jane te ndergjegjshem, se nje gabim na kushton shtrenjte, ndaj edhe Tirana luajti me kujdes ndaj Elbasanit. Deri ne fund te kampionatit mbeten edhe shume ndeshje. Asgje nuk eshte e sigurte, prandaj duhet te japin maksimumin tone, qe te arrijme objektivat. Sot duhet te kenaqemi me fitoren qe arritem ndaj Elbasanit, kurse neser mbetet qe te mendojme per ndeshjet e tjera, ne kupe dhe ne kampionat, sepse sa vijen dhe behen me te veshtira," - perfundoi trajneri bardheblu, Agustin Kola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›