E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Vllaznia, tre ndeshje per dy trofe

Tirana dhe Vllaznia duhet te ndajne nga nje trofe te ketij sezoni me njera-tjetren, ose do te kete ne fund nje ekip te suksesshem, qe do te fitoje gjithcka. Pas ndeshjeve te kampionatit, te merkuren Tirana dhe Vllaznia do te ndeshen ne turin e pare gjysmefinal te kupes, per te diskutuar ne ndeshjen e kthimit ekipin finalist. Por me ecurine e tyre ne kampionat, Tirana dhe Vllaznia, edhe ne rast te ndonje gabimi, do te perballen ne kryeqytet ne ndeshjen e fundit, perfundimi i se ciles pritet te kurorezoje fituesin e ketij edicioni. Dinamo, vetem ne rast te ndonje mrekullie do te mbroje titullin. Blute do te mjaftohen me vendin e trete, per te luajtur kete edicion vit ne Kupen UEFA. Pavaresisht humbjes se pesuar nga Teuta, Dinamos nuk i kercenohet pozitat per vendin e trete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›