Kola: “Mbështesim grevën e opozitës, sepse është demokratike”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Shoqatës të ish- të Përndjekurve Politike, Kurt Kola, gjatë një prononcimi për gazetën “Ballkan”, u shpreh se “ne e mbështesim këtë protestë dhe grevë, sepse është demokratike. Unë solidarizohem me grevistët e urisë në emër të të burgosurve politikë, që kanë vuajtur pikërisht për votën e lirë, për demokraci, për fjalën e lirë. Ne përfaqësojmë atë shoqatë që është krijuar më 1991 dhe që ka 20 vjet që lufton dhe punon për tu restauruar demokracia në Shqipëri, që, me sa duket, akoma mungon. Sigurisht që situata politike në vend ka përçarë edhe vetë ish- të përndjekurit, por duhet theksuar se ish- të përndjekurit ruajnë moralin politik, për të cilin kanë sakrifikuar gjithë jetën. Kjo grevë urie është vazhdimësia e luftës sonë 45-vjeçare për demokraci”. Ai shtoi në fjalën e tij: “Jam shprehur edhe herë tjetër, e përsëris sërish, që të mos bëhet marrëveshje me kryeministrin Sali Berisha, pasi ai është përgjegjësi kryesor për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit. Me Saliun ka vetëm një marrëveshje: të hapen kutitë dhe të dalin krimet e tij 20-vjeçare”. Sipas tij, ai flet edhe në emër të të burgosurve politikë që luftuan dhëmbë për dhëmbë kundër komunizmit, në emër të të internuarve për votën e lirë, demokracinë dhe lirinë.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010