Meta në Bruksel në Këshillin BE-Shqipëri
Autori i Lajmit: Redaksia
Një ditë përpara mbajtjes së Këshillit të 2-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, zbulohet dokumenti konfidencial që përmban qëndrimin e 27 vendeve anëtare të Unionit ndaj vendit tonë. Dokumenti prej 15 faqesh nis me shqetësimin e mospërmbushjes së kriterit politik të Kopenhagenit për shkak të mosfunksionimit të institucioneve demokratike.
Duke vënë theksin në mosfunksionimin e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare që prej zgjedhjeve të vitit të kaluar, BE nënvizon rëndësinë e një bashkëpunimi aktiv të maxhorancës dhe opozitës për të rivendosur veprimtarinë e pandërprerë parlamentare.
“BE i bën thirrje liderëve politikë shqiptarë të marrin parasysh pasojat e mundshme të ngërçit politik për hapat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në momentin e përgatitjes së opinionit për aplikimin e Shqipërisë, funksionimi i plotë i Kuvendit është thelbësor për të dëshmuar pjekurinë demokratike të Shqipërisë, por dhe per të garantuar progres në reformat kyçe. BE nënvizon se të gjithë liderët kryesorë politikë ndajnë përgjegjësinë për të rikthyer një dialog konstruktiv politik dhe për të dëshmuar efikasitetin dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Në atmosferën aktuale politike, është e rëndësishme që të shmangen veprime konfrontuese, deklarata dhe vendime që mund të acarojne më tej situatën.
Ky qëndrim i vendeve anëtare është hedhur në letër dhe është miratuar përpara nisjes së grevës së urisë nga përfaqësues dhe mbështetës të opozitës. Ndërkohë që vlerësimet për situatën e përkeqësuar politike të ditëve të fundit pritet të bëhen të ditura në takimin e ditës së martë, ku do të marrin pjese kryediplomati Ilir Meta, Komisioneri Shtefan Fyle dhe përfaqësues të presidencës spanjolle e vendeve anëtare të BE-së.
Këshilli i Stabilizim-Asociimit, që është dhe takimi i nivelit më të lartë BE-Shqipëri, do të debatojë edhe për sfidat urgjente të vendit në rrugën e tij drejt integrimit europian. Ne dokumentin konfidencial, qendrimi i përbashkët i vendeve anëtare të Unionit përcakton se forcimi i shtetit ligjor, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit dhe përforcimi i administratës mbeten sfida të tjera urgjente përveç zgjidhjes së krizës politike.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010