E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Bosch Koha po mbaron, mos zgjasni rrugën e integrimit

Autori i Lajmit: Redaksia

Në të njejtën linjë me apelet e gjithë ndërkombëtarëve, kohët e fundit, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh i bëri thirrje politikës të gjejë sa më shpejt zgjidhjen, pasi afateve të BE-së për përmbushjen e kritereve integruese po i vjen fundi. Megjithatë ai është shprehur shpresëplotë se nga negociatat që po bëhen do të arrihet një zgjidhje. "Anketimi nuk mbështetet më në mendimin e BE. Komisioneri Fule ka thënë atë që duhet. Dera gjithmonë duhet të rrijë e hapur dhe të ketë gjithmonë dialog. Përsëris atë që tha zoti Lohan: Rruga për në Evropë ka qenë e gjatë dhe mos e zgjasni dhe më shumë sec duhet.Mesazhi im është që të dy palët të arrijnë në marrëveshje, nuk përfaqësoj BE, por ashtu sic BE ka thënë, është e rëndësishme që të dy palët të arrijnë një zgjidhje sepse tashmë kohës po i vjen fundi. Me aq sa di ka një dialog dhe besoj se dicka do të ndodhë" tha Borsh.

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›