E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kola kërkon ndërhyrje në merkaton e janarit

Tiranë - Agustinn Kola vetëm pas dy javësh në drejtimin e Tiranës kërkon përforcime në merkaton e janarit. Tekniku menjëherë sapo u emërua në krye të stolit pati deklaruar se ekipi nuk kishte nevojë për merkato, por tani, pasi u njoh me skuadrën deklaron krejt të kundërtën.

“Do të ndërhyjmë në merkato për të përforcuar ekipin në disa reparte. Do të bëjmë disa blerje, të cilat do të mund të na shërbenin për pjesën tjetër të sezonit drejt arritjes së objektivave që kemi”, deklaron Agustin Kola.

Kola premton se Tirana e vërtetë do ta shfaqë fytyrën e saj në fazen e dytë të sezonit. Tekniku zotohet se do të bëjë të pamundurën tek ekipi bardheblu për të kënaqur tifozët. Në dy ndeshjet e para në drejtimin e Tiranës, Kola ka arritur një fitore me modestët e Apolonisë, dhe është mposhtur në Vlorë nga Flamurtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›