Galiani shpreson akoma të kapë ekipin e Interit
Milano - Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, shprehet optimist për Milanin e tij për të kapur skuadrën e Interit në krye të Serisë A. Galiani sjell në analogji skuadrën e Romës e cila përjetoi një shterpësi rezultatesh, dhe më pas filloi sërish ngritjen.
Në një intervistë për Radio Radio Galiani shprehet: “Interi mund të arrihet. Në futboll mund të ndryshojë gjithçka në një moment të vetëm. Ne shpresojmë të arrijmë dhe të kalojmë skuadrën zikaltër”.
Në lidhje më zërat e fundit rreth një interesimi kuqezi për Kanavaron, Galiani shprehet: “Nuk është absolutisht e vërtetë. Nuk kemi bërë asnjë tentativë për të, pasi kemi arritur të marrim Tiago Silvën, por për fat të keq ai do të jetë i gatshëm vetëm në sezonin e ardhshëm. Tani jemi duke kërkuar për një mesfushor shkatërrues, por është e vështirë të gjendet një i përshtatshëm në këto moment”.
Gjatë intervistës së tij për Radio radio administratori i Milanit është shprehur optimist për lojtarin më të ri, Devi Bekam. Sipas tij mënyra e lojës së Milanit pritet të ndryshojë mjaft.
“Pres që kjo skuadër të bëhet më spektakolare, - deklaron Galiani. Bekam gëzon një formë të mirë fizike, dhe do të ndikojë mjaft edhe tek shokët e tjerë të ekipit. Lidhur me qëndrimin e tij në Milano mund të them se marrëveshja jonë përfundon në fund të marsit. Vetëm kaq është arritur me Galaksin”.