E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson nuk kërkon lëvizje për këtë merkato

Mançester - Mançester Junaited nuk do të bëjë asnjë lëvizje në merkaton e janarit. Këtë gjë e konfirmon vetë tekniku i kampionëve të botës, Sir Aleks Ferguson.

Tekniku shprehet: “Jam shumë i kënaqur me këtë ekip që kam, dhe nuk mendoj se do të kemi ndonjë lëvizje në merkaton e janarit”.

Skuadra e Mançesterit është kampinia më e re e botës, pas fitimit të botërorit të klubeve të zhvilluar në Japoni.

Për këtë trofe, Ferguson shprehet: “Fituam këtë kompeticion të rëndësishëm, ishte gjithçka e mrekullueshme. Bëmë një paraqitje shumë të mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›