Kolapsi i programit të FMN-së: lajm i mirë dhe lajm i keq
Shyqyr që Fondi Monetar Ndërkombëtar na dha të mërkurën lajm të mirë dhe lajm të keq. Dua të filloj me këtë të fundit. Shyqyr që Fondi Monetar Ndërkombëtar na dha të mërkurën lajm të mirë dhe lajm të keq. Dua të filloj me këtë të fundit. Siç edhe ishte pritur, programi i FMN-së për Kosovë ishte deklaruar se kishte dalë prej binarëve, kryesisht për shkak të rritjes së pagave të shërbyesve civilë që ishte një “devijim” prej zotimeve qeveritare të shkruara në program. Në një artikull të publikuar këtë javë, jam munduar t’i shtroj këto zhvillime kundër konteksteve të tyre më të gjera. Në këtë artikull, do të merrem me efektet e menjëhershme.
Duke shkelur programin e FMN-së, Kosova ka humbur 150 milionë euro nga donacionet e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Botërore, dhe njëqind milionë euro të tjera, të dhëna si hua koncesionare nga FMN-ja dhe BB-ja. Këto para ishin të lidhura në mënyrë eksplicite me bashkëpunimin në programin e FMN-së, dhe janë humbur vetëm sa për të humbur një grusht më shumë votash në zgjedhjet e vitit të kaluar. Kjo, në një vend ku më shumë se 40 për qind e popullit jeton në varfri, është një sinjal serioz për Qeverinë dhe elitën që e përfaqëson. Në fakt, se këto para do të humbeshin ishte paralajmëruar që në vjeshtë të vitit të kaluar, dhe buxheti i vitit 2011 – aprovuar nga Kuvendi i Kosovë në muajin mars – dukej më shumë një produkt i një papërgjegjësie në planifikim, sesa një krijimin i një fantazie të Qeverisë.
Qeveria ka deklaruar se deri në fund të vitit 2011 do të ketë një shumë prej 476 milionë eurosh rezervë, të deponuar para të thata në BQK. Po buxheti do ta arrijë këtë shifër vetëm shkaku se Qeveria parashikon një rritje të papranueshme prej 20 për qind (krahasuar me vitin 2010) të të hyrave nga taksat doganore, dhe planifikon të mbledhë 464 milionë euro të cilat nuk do të materializohen: 164 milionë euro ishin të ndërlidhura me programin e FMN-së, dhe 300 milionë euro të tjera janë pritur të merren nga privatizimi i PTK-së, i cili me gjasë do të shtyhet në vitin 2012. Nëse arrihen këto dhe shtesa tjera, do të shohim se për t’i paguar të gjitha faturat dhe kreditë e saj, Qeveria – nëse nuk do t’i shkurtojë planet e saj të shpenzimeve – do t’i duhet t’i shpenzojë të gjitha rezervat që i ka sot dhe të huazojë (me çmimin më të lartë) diku 20 deri në 30 milionë euro. Në vitin 2012, Qeveria me gjasë do të mbledhë 300 milionë euro nga shitja e shumicës së aksioneve të PTK-së, por në fund të vitit do të ketë vetëm 90 milionë euro rezervë, që do të thotë se do ta thajë kursin e vitit pasues: për ta mbyllur vitin fiskal të 2013-s, Qeverisë do t’i duhet t’i huazojë edhe 50 apo 60 milionë euro të tjera. Ky skenar mund të duket ogurzi, por fatkeqësisht nuk është optimist. Së pari, Kosova – pa një monedhë kombëtare ose qasje në tregjet kapitale ndërkombëtare dhe me të ardhurat qeveritare të bazuara kryesisht nga importet e pasigurta – duhet të ketë rezerva të mjaftueshme për nga sasia si një garanci kundër ndonjë rënieje të papritur të të ardhurave ose nga një krizë eventuale likuiditeti në sistemin bankar; FMN-ja mendon se Qeveria zakonisht duhet të mbajë një shumë rezervë prej treqind milionë eurosh. Kështu, sipas planeve të tanishme të Qeverisë, Kosova do të mbetet në tre vjetët e ardhshëm plotësisht e pambrojtur nga rreziqet, Së dyti, ky skenar presupozon se: (I) qeveria nuk do të zotohet më për rritje pagash (për shembull, për kategoritë që nuk kanë përfituar nga rritja e marsit, nuk rrit pensionet e pleqërisë, dhe nuk paguan përfitimet e premtuara një numri të madh të “martirëve” dhe “veteranëve”; (II) se nuk do të ketë rritje të importeve energjetike për shkak se dimrat në Kosovë janë zakonisht të ftohtë ose se ka rënie të blloqeve të KEK-ut; (III) nuk do të ketë më zotime për projekte të reja kapitale – ose për më keq (ose të investojë para për ristrukturim të “Trepçës”) ose në investime (si të shpenzojë më shumë për ta përmirësuar sistemin e arsimit) – dhe (IV) kontrata e rrezikshme e autostradës nuk do të prodhojë rritje të vlerës së faturave të “Bectel-Enkas”, shkaku i penalltive dhe çmimeve ekstra. Por asnjëri prej këtyre supozimeve nuk ka dozë të mjaftueshme sigurie. Kjo është arsyeja që kam shkruar se Qeveria e tanishme po e çon Kosovën drejt një krizë fiskale.
Por FMN-ja po ashtu na solli edhe një lajm të mirë: stafi i saj dhe Qeveria kanë identifikuar një seri politikash, të cilat duhet t’i zbatojë Kosova deri në fund të vitit 2011, nën monitorimin e FMN-së (i ashtuquajturi “Stafi i programit monitorues”, i cili është një lloj programi në nivel stafi, pa dhënë para); mbi këtë bazë, mund të arrihet një programi i ri në vitin 2012 me FMN-në, dhe donatorët do të mund të ishin të aftë të ofronin donacione dhe hua të reja koncesionare. Lajmi është shumë i mirë pasi përfshin se Qeveria dhe FMN-ja – duke qenë se kanë rishikuar gjendjen që unë shkurtimisht e përshkrova më lart – kanë identifikuar një sërë masash që janë edhe realiste dhe të mjaftueshme për t’i kthyer financat publike drejt një qëndrueshmërie. Po aq e rëndësishme, kjo do të thotë se Kosova ende ka besueshmëri të mjaftueshme karshi FMN-së dhe donatorëve që t’i jepet një mundësi e dytë. Kjo nuk duhet të merret si punë e kryer, sepse po kjo Qeveri ia ka dalë të prishë planin (me vendime konsensusi), dhe këtë e bëri vetëm pak muaj pasi ishte anëtarësuar në FMN (anëtarësimi i parë me një votim kundërthënës në FMN): kjo mbase nuk e ka bërë Kosovën të popullarizuar në Bordin e FMN-së, (hiq këtë) dhe shumica e shteteve anëtare nuk e kanë njohur Kosovën si një shtet i pavarur. Eventualisht, FMN-ja, BE-ja, dhe BB-ja kanë marrë vendime strategjike për të shikuar përtej kësaj Qeverie të papërgjegjshme dhe jokompetente, dhe për shkak të qytetarëve të Kosovës: ata janë të gatshëm të marrin mbi supe rreziqe – një fazë monitoruese, një program të ri dhe zotime të reja të donacioneve, që mund të shkojnë poshtë nga instanca tjera të papërgjegjësisë dhe jokompetencës të Qeverisë – për hir të asistencës së zhvillimit të Kosovës.
Megjithatë, lajm është vetëm fakti se Kosovës i është dhënë një mundësi e dytë, e jo se është shpëtuar. Dhe merita dhënë Kosovës me gjasë është e kufizuar: duhen rezultate. Kjo Qeveri ka shkelur programin e FMN-së për shkak se ishte edhe e paaftë (jokompetente) dhe jo e gatshme (e papërgjegjshme) për të bashkëpunuar me të. Po ky kryeministër, dhe një Qeveri e ngjashme ishin në pushtet: nëse ata nuk dëshmojnë shumë shpejt se janë edhe të aftë edhe të gatshëm për ta marrë këtë mundësi të dytë që i është dhënë Kosovës, qytetarët e Kosovës do të këshillohen mirë për t’i ndërruar ata. Kështu që piketat me gjasë janë shumë të larta dhe po ashtu për shkak të faktit se të të ashtuquajturit “ndërkombëtarë” do të kenë një rol. Por fatkeqësisht ata nuk kanë qenë të bashkuar në këtë pikë: në njërën anë, Ambasada amerikane (dhe, nganjëherë edhe ICO-ja) mbrojtën rritjen e pagave që shkelte programin e FMN-së; në anën tjetër FMN-ja dhe BE-ja i kritikonte ashpër. Të parët po mbronin Qeverinë karshi interesave të qytetarëve të saj, të dytët po mundoheshin të mbronin qytetarët nga Qeveria e tyre e papërgjegjshme. Jo se të parët janë njerëz të këqij dhe të dytët të mirë, por për shkak se SHBA-ja – përtej një oqeani dhe me shumë sfida strategjike të vëna në dyshim – nuk duket se është fort e interesuar për zhvillimin e Kosovës, kurse BE-ja është fort e interesuar për të; jo vetëm për shkakun se BE-ja nuk është një përfituese vetjake, por për shkak se stabiliteti i vet BE-së pjesërisht varet edhe nga zhvillimi i Kosovës.
Por për arsye se, për mendimin tim, janë të lidhura interesat e BE-së (FMN-së dhe Bankës Botërore) dhe qytetarëve të Kosovës. Dhe për këtë shkak – kurdo që BE-ja dhe SHBA-ja nuk pajtohen – këshilla ime modeste për Kosovën është ta dëgjojë pak më shumë BE-në dhe këdo që i bie rasti të ulet në fronin e Ambasadës amerikane.
Autori është ish-zyrtar i ICO-s. Shkrimi është botuar së pari në të përditshmen e Prishtinës “Koha Ditore”