''FT: Kina mund të ndërtojë central bërthamor në Detin e Zi
LONDËR - Kina pritet të marrë pjesë në konkursin për ndërtimin e centralit të ri bërthamor në bregdetin turk të Detit të Zi, dhe ka shumë gjasa që të fitojë, shkruan gazeta "Financial Times".
Sipas gazetës, Pekini mund të sigurojë mjete financiare për projektin turk, që flet për përparësitë e Kinës në konkursin për ndërtimin e reaktorit bërthamor në Turqi.
"Kina nuk ka probleme me financimin dhe përderisa dakordohen, ata do ta ndërtojnë", deklaroi një përfaqësues zyrtar turk, duke theksuar se gjatë kohës së vizitës së kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Kinë në këtë javë do të sqarohen perspektivat e këtij projekti.
Pritet që gjatë kohës së vizitës të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në sferën e shfrytëzimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore.
Kina tani ka arritur marrëveshje për bashkëpunimin bërthamor me shumë vende, midis të cilëve Mongolia, Nigeri dhe Bjellorusia, por pjesa më e madhe e tyre janë të orientuar në dërgesën e uraniumit, thekson "Financial Times”.
Pas shpërthimit në centralitn bërthamor japonez "Fukushima", vendet e zhvilluara si Gjermania dhe Japonia i kanë ndërprerë programet bërthamore.
Sipas "Financial Times", Pekini ka gjasa të mëdha për ndërtimin e reaktorit bërthamor në Turqi, sepse autoritet kineze nuk kërkojnë garanci shtetërore për projektet e tyre, në dallim nga Koreja Jugore, e cila i ka vendosur kushtet e tilla.
Për Turqinë ndërtimi i reaktorit bërthamor paraqet një prioritet. Vendi disponon disa burime personale energjetike, por Ankaraja duhet ta kontrollojë importin e vet.
Në zgjedhje të Kinës për ndërtimin e centralit bërthamor në bregdetin turk të Detit të Zi mund të ndikojë edhe këmbëngulja e Turqisë që ta zvogëlojë varësinë energjetike nga Rusia, konkludon " Financial Times".
(er.nu/mia/BalkanWeb)