E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistët gjermanë vizitojnë fabrikën e Birrës Korça: Ka kapërcyer kufijtë e suksesit

KORCE - Fabrika e Birrës Korça, në qytetin juglindor ka tërhequr sërish vëmendjen e turistëve të huaj. Së paku 20 turistë gjermanë, teksa kishin dëgjuar më parë për një investim madhështor në Korçë, mes një kombinacioni perfekt të cilësisë së shkëlqyer të Birrës Korça dhe një teknologjie moderne kanë preferuar të shohin nga afër ambientet fabrikës se birrës së parë shqiptare, që sikurse shprehen edhe vetë ata, tashmë ka kapërcyer kufijtë e suksesit.

“Është e habitshme që të gjesh në Shqipëri një fabrikë të tillë, një investim kaq të madh dhe një higjienë kaq të pastër. Ka një kombinim perfekt mes cilësisë së kësaj bire dhe investimit. Unë e njoh suksesin e birrës Korça dhe të them të drejtën jam duke u mahnitur nga investimet e bëra në infrastrukturë dhe prodhimtarinë e birrës. Për sa i përket shijes, është e shkëlqyer, e kam provuar edhe herë tjetër dhe mezi pres të ulem të pi një tjetër gotë”- deklaroi Ramon Lindner.

“Jam e magjepsur nga një investim i tillë. Shqipëria paska edhe investime të mëdha. Shija e Birrës Korça është e mrekullueshme. Do doja të vija serish për të parë se çfarë do të ndodhë më vonë, ku mund të shkojë më tej kjo birrë e mrekullueshme”- u shpreh Petra Shyneman.

“Një investim i madh, një teknikë e re. Unë i njoh mirë fabrikat e birrës edhe në vendin tim dhe e them pa frike, kjo e Birrës Korça është me standarde europiane. Ne kemi vizituar rrethe të tjera në Shqipëri, por ky është padyshim investimi më i madh dhe birra më e shkëlqyer që kam shijuar. Me intrigon dhe më pëlqen fakti që kjo birrë mban edhe emrin e qytetit”- deklaroi Renate Lindner.

Impresioni për këtë investim madhështor është shfaqur edhe në fytyrat e turistëve, ndërsa nuk nguronin të fokusonin gjithçka nga kjo fabrikë në aparatet e tyre. Fabrika e Birrës Korça është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas edhe të huaj, ku tashmë udhëtimi deri në Korçë duket i pakuptimtë, pa vizitën në këtë fabrikë. Një birrë tradicionale shqiptare, e cila e ka fillesën e saj në vitin 1928.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Turistët gjermanë vizitojnë fabrikën e Birrës Korça: Ka kapërcyer kufijtë e suksesit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›