E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolarov në City

Manchester City ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e mbrojtësit të majtë, Aleksandar Kolarov. Ekipit Citizens, blerja e futbollistit serb do t’i kushtojë 19 milionë euro.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, sipas së cilit, 24 vjeçari do të prezantohet zyrtarisht në ekipin nga Premierliga, të hënën. Ish futbollisti i OFK Beograd kishte 80 paraqitje me Lazion, për 3 sezone. Trajneri i Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se mezi pret ta nis punën me përfaqësuesin serb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›