E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koldashi Manual shpjegimi per perfitimet e pensioneve

Manuale te cilat shpjegojne llojet e pensioneve qe perfitojne secila kategori e te moshuarve. Deklaratat erdhen nga drejtorja e Institutit te Sigurimeve Shoqerore Evelina Koldashi dje ne nje takim me Sindikaten e Pensionisteve Shoqaten e Invalideve te Punes dhe nje grup pensionistesh te vetmuar ne kuader te Dites Nderkombetare te Moshimit. ISSH ka botuar manuale per te gjitha llojet e pagesave qe ne kryejme ne favor te pensionisteve me qellim qe gjithkush te mundet ta gjeje dokumentacionin e nevojshem fare lehte qe me pas te aplikoje ne kohe ne te gjitha zyrat tona - tha Koldashi. Sipas kreut te ISSH-se keto manuale qe jane botuar se fundmi jane pasoje e perpjekjeve te kater viteve te fundit per nje bashkerendim me te mire te punes se te gjithe stafit per tiu pergjigjur ne kohe kerkesave per lidhje pensioni per rishikim dosje apo per dergimin e pensioneve ne shtepi dhe ne llogari bankare. Gjithashtu si pjese e ketij projekti eshte mundesuar edhe botimi i riorganizuar dhe i permbledhur i legjislacionit te plote te Sigurimeve Shoqerore qe do tu vije ne ndihme te gjithe eksperteve institucioneve por edhe vete kontribuuesve dhe perfituesve te skemes. Nderkohe paralelisht me keto botime ISSH ka perfunduar pergatitjen e faqes se re te internetit e cila do te jete funksionale per te gjithe ata qe kerkojne komunikim online me institucionin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›