E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitmarrja pranga kontrollores

Nje kontrollore e Inspektoratit te Punes ne Gjirokaster u arrestua per mitmarrje. Lajmi u be i ditur nga Drejtoria e Policise e Qarkut te Gjirokastres. D. M. 37 vjece u arrestua teksa pervetesonte 100 mije leke ne kembim te anulimit te gjobes prej 500 mije lekesh qe i kishte vendosur nje muaj me pare nje subjekti privat theksuan burimet e lartpermendura. Ky eshte i katerti rast brenda ketij viti qe policia e Gjirokastres ne jug te vendit arreston zyrtare per shperdorim detyre. Tre muaj me pare Sherbimi i Kontrollit te Brendshem prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres ndaloi ne flagrance dy punonjes te sherbimit kufitar ne Kakavije te cilet gjate ushtrimit te detyres vendosnin vula hyrjje ne pasaporta pa pranine e shtetasve per perfitime monetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›