Gjici i sfidon të gjithë: Kukësi, tani për kampion
Presidenti i nënkampionëve të Shqipërisë, Kukësit, Safet Gjici, nuk do t'i ndalë investimet as sezonin e ardhshëm, duke premtuar surpriza për tifozët kuksianë. Këtë ai e ritheksoi në ndarjen e çmimeve nga shoqata "Sporti na bashkon", ku vetë ai u nderua me një çmim specifik. "Në fillim të sezonit të gjithë qeshën kur deklaruam se synonim Europën, tani që e arritëm, të gjithë besoj u bindën që ne e kishim seriozisht. Tani po lëshoj sfidën tjetër: Kukësi vitin e ardhshëm do të synojë edhe vendin e parë. Le të mos besojnë, ne do t'ia arrijmë qëllimit, duke mos trumbetuar kot, por duke punuar, që ashtu si sezonin e fundit, të gëzojmë tifozërinë tonë", - është shprehur numri një i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka shtuar: "Duke pasur pak edhe ndihmën e fatit në short, do punojmë shumë që ta kalojmë edhe një tur në Ligën e Europës."
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)