Kolegjet turke zhvillojnë konkurset në art dhe kulturë
Sipas traditës se krijuar në vazhdën e viteve kolegjet turke shquhen për organizimin e aktiviteteve gjithepërfshirëse (programe festive, konkurse të fushave të ndryshme, programe javore kushtuar lëndëve shkencore apo shoqerore). Pas fazes së pare të organizuar në shkollat nga vijnë ; “Turgut Ozal Tirane e Durrës”, “Hasan Riza Pasha Shkodër”, “Mehmet Akif(djem)”, “Mehmet Akif (vajza)”, “Memorial International School”. Nxënësit fitues u selektuan në një fazë të dytë mes jurive profesioniste dhe së fundi frytet e tyre do të vinin në këtë program masiv festiv. Fituesit përveç stimujve morale do të kishin edhe çmime materiale. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të nxisë tek nxënësit deshirën për të shkruar, të risë aftësin shprehëse mes modeleve më të mira të letërsise shqiptare e boterore dhe të zbuloje talente të reja në fushën e këngës.