Vlorë, hidhet në erë makina, plagoset këshilltari i bashkisë
VLORE- Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës është hedhur në erë një makinë tip benz 240. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini”. Mësohet se është plagosur nga shpërthimi edhe shtetasi, Morand Hoxha, i cili ndodhej pranë makinës në momentin e shpërthimit. Sipas burimeve të policisë Hoxha është anëtari socialist i këshillit bashkiak të Vlorës. Ai ishte edhe pronari i makinës që shpëtheu.Makinës i ishte vënë eksploziv dhe nga forca e shpërthimit ajo është ndarë në dysh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur të hetojë shkaqet e kësaj ngjarjeje.Po sipas burimeve të policisë Hoxha kohë më parë ishte shoqëruar në polici për armëmbajtje pa leje, nërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të makinës së tij.(m.a/BalkanWeb)